LAJMI I FUNDIT:

RrGGK bën thirrje për përfaqësim të barabartë gjinor në listat e kandidatëve  

RrGGK bën thirrje për përfaqësim të barabartë gjinor në listat e kandidatëve  

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) duke konsideruar barazinë gjinore si parim themelor të të drejtave të njeriut, dhe njëkohësisht duke iu bashkangjitur deklaratës së Avokatit të Popullit, iu bën thirrje subjekteve politike që të respektojnë Ligjin nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore dhe në listat e kandidatëve të cilat i dorëzohen Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), të ofrojnë mundësi të barabarta për burrat dhe për gratë.

RrGGK iu rikujton subjekteve politike që Neni 14 i këtij ligji thotë: “Partitë politike me aktet e tyre obligohen të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të meshkujve dhe femrave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të këtij ligj,.”, i cili nen, poashtu thekson se “Organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në të gjitha nivelet, si dhe institucionet tjera publike, janë të obliguara të miratojnë dhe zbatojnë masa të veçanta për të arritur përfaqësimin e gjinisë më pak të përfaqësuar, deri në arritjen e përfaqësimit të barabartë të femrave dhe meshkujve sipas këtij ligji”.


Po ashtu, ky ligj thotë se “Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë për qind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse.

Njëkohësisht, të gjitha palët e interesit duhet të kenë parasysh se Ligji nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore, qartëson edhe faktin se “çdo dispozitë, e cila është në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë sipas këtij ligji shfuqizohet.

Duke vlerësuar zgjedhjet si një element themelor të një shteti demokratik dhe barazinë gjinore si të drejtë themelore të njeriut, RrGGK e konsideron më se të nevojshme dhe të rëndësishme që qytetarëve të Republikës së Kosovës t’iu ipen mundësi të barabarta.

Prandaj, RrGGK pret që subjektet politike dhe KQZ të respektojnë parimin e barazisë gjinore duke siguruar përfaqësim prej pesëdhjetë për qind (50%) për secilën gjini, ashtu siç e garanton Ligji nr. 05/L-020, si dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori