Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, tha të hënën se e kanë pasur të vështirë ta formojnë koalicionin me LDK-në, por sipas tij tani qytetarët kanë dy krahë, “atë të akademikëve dhe biznesmenëve, si dhe krahun e luftës”.
Ai shtoi se “Kosova më nuk ka nevojë më për luftë, por tani ka ardhur koha për udhëheqjen e akademikëve dhe atyre që zhvillojnë ekonominë”. Madje ai shtoi se as ai as Behgjet Pacolli nuk kanë ardhur për të marrë nga Kosova, por për t’i dhënë asaj.
Sipas tij, nuk mund ta qeverisin vendin ata që deri dje nuk kanë pasur një kaçak, ndërsa sot janë bërë milionerë.
Bahtiri theksoi se ata punojnë me duar të pastra. Kreu i Mitrovicës duke iu referuar PDK-së, tha se tani ka ardhur koha që të shkojnë në shtëpi pasi 18 vjet kanë qenë në qeverisje, ndërsa tani kanë dal t’i dëgjojnë qytetarët, të cilët si kanë dëgjuar që 18 vjet.
Kurse kryetari i degës së pestë të AKR-së në Hajvali, ku u mbajt takimi, Islam Pacolli tha se sot është një ditë që kërkon mobilizim që AKR të dal fituese në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ndërsa sekretari i AKR-së, Vesel Makolli u shpreh se pas një pune të madhe do ta përmbyllin këtë proces me fitore, më 11 qershor. Sipas tij me AKR-në zhvillimi ekonomik di të marrë përmasa të mëdha.
Makolli theksoi se Kosova s’e meriton këtë qeverisje dhe shtoi se dalja nga kjo katrahurë, është vetëm me AKR-në dhe Behgjet Pacolli, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi