Xhazi është qilimi që i mbulon të gjitha”, vërteton Eda Zari dhe “në të unë i end perlat dhe stolisjet nga universi im muzikal”.
Në vitin 1989 ajo kishte ardhur në Gjermani si një e re 19 vjeçe. Kishte ikur nga regjimi komunist shqiptar, i cili ia kishte vrarë vëllanë dhe pastaj e kishte arrestuar gjithë familjen. Kështu shkruan kulturradio.de në prezantimin e këngëtares shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Në Këln Eda pati mundësinë të vazhdonte shkollimin për këngëtare të operës. Por, ajo nuk ka qenë asnjëherë sa duhet e disiplinuar për soprano, thotë vetë këngëtarja, transmeton albinfo.ch. Asaj i pëlqente të improvizojë spontanisht dhe të interpretojë, pra të bëjë xhaz. “Ai është qilimi që i mbulon të gjitha”, vërteton Eda Zari dhe në të unë i end perlat dhe stolisjet nga universi im muzikal”.
Rrënjët e saj muzikore gërshetohen në kompozimet e saj. Në muzikën e saj strukturat muzikore të Shqipërisë rrjedhin më pak si trajta kërkimi të atdheut dhe identitetit e më shumë si elemente pasuruese të kompozimeve në fjalë.
Në albumin e saj “Entropy”, Eda Zari i përkushtohet muzikës sakrale të kishës bizantine ortodokse, e cila bart në vete trashëgiminë greke, hebrenje e siriane dhe, sipas legjendave, vjen nga engjëjt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251