Klementin Mile
Kënga “La bombola” e këngëtares italiane Patty Pravo, do të dëgjohej me empati të plotë në çdo auditor ku artikulohen teza feministe. “Ti më rrotullon/si të isha kukull/pastaj më hedh poshtë/si të isha kukull/ti s’e vë re kur qaj/kur jam e trishtuar dhe e lodhur/ti mendon vetëm për vete”. Kuptohet lehtë pse këto vargje u apelojnë feministëve: marrëdhënia mashkull-femër paraqitet këtu si një raport subjekt-objekt, ku subjekti mashkull e trajton femrën si objekt – çka zgjon revoltën e kësaj të fundit, e cila nuk dëshiron kurrsesi të jetë objekt, gjë që shprehet jo vetëm përmes fjalëve të saj, por edhe prej interpretimit patetik të këngëtares. Të paktën ky do të ishte interpretimi standard feminist.
Ky interpretim, megjithatë, bazohet në një konceptim filozofik tashmë të tejkaluar. Kështu, feministet nisen nga dallimi analitik ndërmjet subjektit dhe objektit, duke i atribuuar subjektit aktivitet dhe objektit pasivitet. Me fjalë të tjera, subjekti shihet si vepror, ndërsa objekti si pësor. Ky dallim, pavarësisht se i përket një tradite të gjatë filozofike, kur provon të aplikohet në realitet bie në paradoksin e barazimit të diçkaje me të kundërtën e vet: subjekti është njëkohësisht objekt!
Çdo njeri mund ta shohë veten si subjekt, si qenie aktive, por fizika e sheh këtë njeri si trup që iu bindet ligjeve fizike (pra si objekt); psikologjia e sheh si mendje që u nënshtrohet ligjeve psikologjike (si objekt); dhe, biologjia e sheh si organizëm që iu bindet ligjeve biologjike (si objekt). Edhe në jetën e përditshme njeriu objektifikohet vazhdimisht nga të tjerët, si anëtar familje që kushtëzohet nga rregullat familjare, si punonjës që i bindet Kodit të Punës, si student që i nënshtrohet rregullores së universitetit etj.
Në këtë mënyrë, njeriu (mashkull apo femër qoftë) është edhe subjekt edhe objekt, edhe aktiv edhe pasiv, edhe i lirë edhe i përcaktuar. Të luftosh për të qenë subjekt dhe të ankohesh që je objekt nuk ka kuptim – rezultati është gjithmonë i njëjtë: do jesh njëkohësisht edhe subjekt e edhe objekt. Për t’i shpëtuar këtij dualiteti paradoksal, na vjen në ndihmë konceptimi i zhvilluar nga filozofi amerikan Harman, sipas të cilit në botë ka vetëm objekte dhe pseudo-objekte. Harmani e përkufizon objektin si një unitet të pareduktueshëm, e kjo do të thotë se objekti nuk mund të barazohet as me pjesët e veta përbërëse dhe as me efektet që jep mbi ne. Kështu, një femër, si objekt, nuk është as shuma e pjesëve të trupit të saj, as ndonjë listë e hollësishme që regjistron të gjitha molekulat dhe atomet e saj, as biografia e ngjarjeve që i kanë ndodhur në jetë dhe as tërësia e përshtypjeve tona për të kur e shohim, dëgjojmë, prekim apo nuhasim.
Pseudo-objekti krijohet prej reduktimit të objektit. Harmani thotë që kjo ndodh në dy mënyra: duke e minuar objektin nga poshtë ose duke e minuar nga sipër. Minimi nga poshtë është reduktimi i objektit në pjesët përbërëse të tij, siç bën p.sh. fizika, kimia apo sociologjia. Minimi nga sipër është reduktimi i objektit në efektet që jep mbi ne, sikur ky objekt të mos ekzistonte dot në vetvete, por të ishte i varur nga përshtypjet tona për të. Lidhur me sa më sipër, janë zhvilluar tri kultura: kultura shkencore (që i referohet një pseudo-objekti, pasi e dekompozon objektin në elementet përbërëse dhe e barazon me to); kultura humanistike (që gjithashtu i referohet një pseudo-objekti, duke qenë se e barazon objektin me efektet, funksionet, përdorimet dhe perceptimin e tij); dhe, kultura artistike (e vetmja që i referohet objektit si të tillë, duke e trajtuar si unitet të pareduktueshëm në elemente apo efekte).
Shpeshherë më ka rënë rasti të dëgjoj refuzimin e feministëve për termin ‘femër’, duke preferuar në vend të tij termin ‘grua’. Argumenti i tyre është i njohur: ‘femër’ i referohet një dallimi seksual, ndërkohë që ‘grua’ implikon dallime gjinore. Me këtë nënkuptohet se kauza e feministëve nuk është për barazi seksuale, por gjinore. E, megjithatë, ta barazosh femrën me gruan do të thotë të krijosh një pseudo-objekt prej objektit. Kjo sepse termi ‘grua’ nuk është gjë tjetër veçse një reduktim i termit ‘femër’.
Të jesh grua do të thotë të luash një rol në shoqëri, si nënë, e punësuar, politikane, studente etj. Por, gruaja, sado të drejta, akses dhe sukses të ketë në gjithë këto, nuk do të thotë se do të ndihet e realizuar edhe si femër. Femra dëshiron të jetë objekt, dëshiron të jetë një forcë për t’u marrë parasysh në pavarësinë absolute të saj, pa e reduktuar në role, funksione, efekte apo pjesë. Femra nuk mund të shihet shkencërisht, as në terma humanistë, por vetëm si një vepër artistike që, përtej sensualitetit të sipërfaqes, aludon për thellësi të padepërtueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë