LAJMI I FUNDIT:

Franca është në prag të revolucionit të ri

Franca është në prag të revolucionit të ri

Nga: Anne-Elisabeth Moutet / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Ishte historiani dhe biografi studioz i shumë politikanëve të Republikës së Tretë, të Katërt dhe të Pestë, Maxime Tandonnet, ai i cili më së miri u shpreh: “Nuk e besoj teorinë ku, tri javë nga tash, Emmanuel Macroni ia dhuron postin e kryeministrit Tubimit Kombëtar [Rassemblement national], me synimin që ata të përplasen dhe të digjen. Arroganca e tij e madhe, këtë thjesht nuk do ta pranonte. Mendoj se jemi dëshmitarë të një përmbytjeje autentike të anijes: shkëputja totale e shkaktuar nga verbëria e qëllimshme narcizoide. Ai ende është i bindur se mund të fitojë”.

Qëkur presidenti – i veshur si varrmihës provincial, me një kravatë të zezë të gjerë të cilën duhet ta ketë marrë me nxitim në hua – të dielën mbrëma thirri zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme, një orë pas mbylljes së qendrave të votimit dhe konfirmimit të fitores së Tubimit Kombëtar të Marine Le Penit në zgjedhjet evropiane, vendi është i lidhur në nyje, duke u përpjekur të kuptojë se pse ai mendoi se kjo mund të ishte ide e mirë.

Me rreth një të tretën e votave në sondazhin e madhësisë reale, që është e vetmja zgjedhje me përfaqësim proporcional në Francë, Tubimi fitoi dyfishin e numrave të Rilindjes [Renaissance], të partisë ad hoc të Macronit e cila u krijua në vitin 2017 pasi e merr vendin e punës në Elize. E majta franceze është ndarë midis një socialdemokracie të rinovuar nën drejtimin e Raphaël Glucksmannit, djalit të filozofit të ndjerë André i cili mori 13,8 përqind ndaj 14,5 përqindëshit të Rilindjes së venitur, dhe listës së udhëhequr nga Manon Aubry, Franca e Papërkulur [La France Insoumise] me 9.9 përqind, që është një lloj e majte e hidhur korbiniste [sipas Jeremy Corbyn] e cila gjithë fushatën e zhvilloi pothuajse vetëm mbi “gjenocidin” e supozuar të Gazës.

Shefi i vërtetë i partisë është Jean-Luc Mélenchon, 72 vjeç, i quajtur “Fidel Kastroja francez”, i cili sundon pa zgjedhje të brendshme të çfarëdo lloji dhe i cili nuk denjonte të kandidonte për postin e dikurshëm të deputetit të Marsejit – në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dy vjet më parë. Dikur një senator socialist, i matur nën François Mitterrandin, ky ish-djalosh i korit dhe pastaj mësues, e ka rikrijuar veten si lider i Partisë së Tërbimit. Votuesit e tij në shënjestër ishin banorët e pakënaqur të paralagjeve multikulturore, të copëtuara, siç pretendon ai, nga racizmi sistematik, e të cilët në minutën e shpalljes së rezultateve të së dielës mbushën Pallatin e Republikës në Paris duke u zotuar për kryengritje kundër “të djathtës fashiste”.

E majta mund të shpresojë të fitojë vetëm nëse ribashkohet, por partia frankeshtajne që do të rezultonte nga kjo është e garantuar se do të shuajë votuesit e moderuar. Arkipelagu i partive të vogla të qendrës së djathtë, që janë gjithçka që kanë mbetur nga e kaluara e lavdishme goliste [Charles de Gaulle], mund të shpresojnë të fitojnë vetëm nëse bashkohen me Tubimin Kombëtar, gjë që do ta bënin vetëm disa prej tyre. Macroni shpreson se mund të rikrijojë (përsëri) veten si unifikues i madh i qendrës së gjerë antifashiste republikane: udhëzimet për ndjekësit e tij të pakënaqur janë që të mos kthehen kundër asnjë kandidati të moderuar, qofshin ata socialistë të stilit të vjetër, centristë apo të krahut të djathtë tradicional. Rilindja ishte gjëja e tij, dhe nëse dëshiron ta thyejë atë, pa dyshim që e ka këtë të drejtë. (Deputetët e Rilindjes ndihen shumë më ndryshe.)

Kjo natyrisht që e neglizhon neverinë e vërtetë të pjesës më të madhe të vendit, të cilët ndjejnë se ai i patronizon, madje i përçmon ata. Është e mundur, siç mendon M. Tandonnet, se Emmanuel Macron nuk e kupton fare se sa thellë shkon kjo: si çdo shef francez i çdo organizate, ai mbretëron mbi një oborr ku askush kurrë e nuk kundërshton shefin, madje as që bëjnë shaka me të (vlejnë shakatë e bëra nga vetë shefi).

Megjithatë, plani përfundimtar i lojës mund të funksionojë si më poshtë: më 7 korrik, pasi ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në mbrëmjen e raundit të dytë, lideri 28-vjeçar i listës së Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella, emërohet kryeministër nga Macroni i cili me kushtetutë nuk e ka asnjë zgjedhje tjetër. Detyra është shumë e madhe për Bardellan e papërvojë. Pas disa viteve të dështimeve, Emmanuel Macron thërret zgjedhjet e tjera dhe fiton.

Natyrisht, është plan absurd. Macroni e ka marrë modelin nga dy vitet e “bashkëjetesës” së François Mitterrandit, pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme nga golistët në vitin 1986, duke drejtuar qarqet rreth një Jacques Chiracu të pafat i cili nuk e kishte kuptuar se në çfarë kurthi ishte. Në vitin 1988, francezët rizgjodhën Mitterrand tamam siç duhet.

Por, përveç faktit se politika sot vështirë se ngjan me politikën që ishte 40 vjet më parë, Macroni, një teknokrat që nuk kandidoi kurrë për ndonjë post të zgjedhur para se të hynte në Elize në moshën 39-vjeçare, nuk është Mitterrand – ai zogu plak dinak me njohuri enciklopedike të bazës franceze dhe që e kishte ndjenjën e ritmit dhe të trekëndëshit që sfidon gjeometrinë euklidiane.

Nuk është çudi që ushtarët e Rilindjes, të cilët gjatë kohës së tyre në Parlament trajtoheshin si punonjës të rangut të ulët nga shefi i tyre prej merkuri, janë të tërbuar dhe për herë të parë në jetën e tyre politike, kanë filluar ta kritikojnë shefin. Por, shumë vonë. Askush në Francë, në fakt, nuk është i lumtur sot, përveç Marine Le Penit e cila duket si një nga dhjetëra macet e saj të lumtura të Bengalit, duke pritur me buzëqeshe – pas shumë vitesh – punën e saj të radhës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Përse nuk duhet të shkoni në tualet para se të dilni nga shtëpia? “Për çdo rast” urinimi bën më shumë keq sesa mirë

Përse nuk duhet të shkoni në tualet para se të dilni nga shtëpia? “Për çdo rast” urinimi bën më shumë keq sesa mirë

Shëndetësi
Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Magazina
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Botë
Granit Xhaka merr çmimin si 'Lojtar i ndeshjes' nga UEFA - statistikat e tij në përballje me Hungarinë

Granit Xhaka merr çmimin si 'Lojtar i ndeshjes' nga UEFA - statistikat e tij në përballje me Hungarinë

Përfaqësueset
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
LIVE: Shqipëri-Itali, gjithçka rreth ndeshjes së parë të kuqezinjve në Euro 2024

LIVE: Shqipëri-Itali, gjithçka rreth ndeshjes së parë të kuqezinjve në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori