Parlamenti i Kroacisë miratoi ndryshimet në Ligjin për Tregtinë, me të cilat u jepen kompetenca njësive lokale për të rregulluar shitjen e pijeve alkoolike në dyqane.

Raportohet se shteti kroat ka ndaluar shitjen e alkoolit dhe pijeve energjike për personat nën 18 vjeç.


Ndryshimet në Ligjin për Tregtinë u miratuan njëzëri nga deputetët.

Sipas ndryshimeve, njësitë e vetëqeverisjes lokale do të mund të vendosin vetë për orarin e shitjes së pijeve alkoolike në territorin e tyre, përmes organeve përfaqësuese.

Këto vendime do të merren për mbrojtjen e shëndetit publik, rendit dhe qetësisë publike, trashëgimisë kulturore ose mjedisit.

Ligji gjithashtu forcon mbrojtjen e të miturve, duke detyruar shitësit të mos shesin alkool ose pije energjike nëse vlerësojnë se blerësi është nën 18 vjeç, përveç nëse ai provon moshën me dokument identifikimi. /AA/