LAJMI I FUNDIT:

Olaf Scholz është poshtëruar dhe Gjermania tashmë është në krizë

Olaf Scholz është poshtëruar dhe Gjermania tashmë është në krizë

Nga: Katja Hoyer / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Kur të dielën dolën rezultatet preliminare për zgjedhjet evropiane, u bë më e rëndë tronditja ndaj sistemit gjerman. Të tri partitë e koalicionit qeverisës pësuan gjakderdhje të votave, në veçanti të Gjelbërit që ranë shumë ulët. Përfituan partitë anti-establishment. E djathta ekstreme arriti rezultat rekord. Me zgjedhjet rajonale në vjeshtë dhe zgjedhjet federale në vitin e ardhshëm, Gjermania mund të shkojë drejt trazirës më të madhe politike në historinë e demokracisë së saj të pasluftës.

Në letër, rezultatet lexohen si përmbysje e fatit. Partia e Gjelbër ra me gati nëntë përqind. Partia Socialdemokrate (SPD) e kancelarit Olaf Scholz arriti një nivel të ri të ulët prej 14 përqind, gati dy pikë më poshtë nga e keqja e mëparshme më 2019. Partnerët e tij të koalicionit, Liberalët e Lirë (FDP), arritën në pesë përqind. Marrë së bashku, më pak se një e treta e votuesve gjermanë zgjodhën partitë në pushtet.


Fituesit e zgjedhjeve ishin partitë e qendrës së djathtë demokristiane (CDU/CSU) të cilat arritën në 30 përqind. Por, duke fituar pak më shumë se një pikë në përqindjen e vitit 2019, gjithashtu nuk ishin në gjendje të frymëzonin votuesit e ngopur me status quo-në.

Shumë gjermanë të pakënaqur i kanë çuar votat e tyre në skajet e spektrit politik. Një parti e re e krahut të majtë e emëruar sipas lideres Sahra Wagenknecht (BSW), fitoi pak më shumë se gjashtë përqind, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD) arriti një rekord prej 16 përqind – më e larta që një parti e ekstremit të djathtë ka marrë në zgjedhjet mbarëkombëtare, qëkur demokracia u rifut në Gjermaninë Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.

Udhëheqësja e të Gjelbërve tha se ajo “nuk ishte e kënaqur” me performancën e partisë së saj, ndërsa sekretari i përgjithshëm i SPD-së foli për “rezultat shumë të hidhur zgjedhor”. Tabloidi më i madh gjerman, Bild, madje shifrat i quajti si “llogari brutale” dhe “shuplakë në fytyrë për kancelarin Scholz”. Por, në të vërtetë, askush nuk kishte nevojë të befasohej nga shifrat, pasi sondazhi saktësisht i kishte parashikuar. Gjermanët janë po aq të zemëruar sa thoshin se ishin.

Se zgjedhjet evropiane kishin rëndësi për shumë gjermanë, si shans për të shfaqur pakënaqësinë e tyre, tregon pjesëmarrja rekorde prej 64.8 përqind. Megjithatë, 2.5 milionë njerëz që kishin votuar më parë për SPD-në e Scholzit, këtë herë vendosën të qëndrojnë në shtëpi. Dy milionë të tjerë zgjodhën partitë e krahut të djathtë, si demokristianët apo AfD-të. Vetëm një pakicë prej 200 mijë vetash zgjodhi një nga dy partnerët e tij të koalicionit.

Edhe të rinjtë gjermanë ua kanë dërguar një mesazh shumë të qartë qeverisë së tyre. Për herë të parë, 16 dhe 17-vjeçarët u lejuan të votojnë në zgjedhjet evropiane dhe duket se të rinjtë janë edhe më të pakënaqur me qeverinë sesa prindërit dhe gjyshërit e tyre. Pak më shumë se një e katërta e 16-24-vjeçarëve votuan për partitë e koalicionit, 16 përqind për AfD-në.

Në aspektin kolektiv, mesazhi i votuesve gjermanë është i qartë: politikanët kryesorë nuk i adresojnë shqetësimet e tyre. Në pyetjen se cili ishte problemi më i madh me të cilin përballet Gjermania në këtë moment, një sondazh në maj tregoi se votuesit në vend të parë vendosin migrimin dhe refugjatët, ndjekur në distancë nga energjia dhe klima, ekonomia, pensionet dhe lufta në Ukrainë. Megjithatë, kandidatja kryesore e të Gjelbërve, Terry Reintke, rendit “feminizmin” dhe “drejtësinë sociale” si shqetësime në profilin e saj në mediat sociale. Është një nga shembujt e shumtë ku prioritetet e partive nuk përputhen me ato të votuesve, dhe mbase nuk është befasuese që një sondazh i javës së kaluar tregoi se mbi gjysma e gjermanëve mendojnë se asnjë nga partitë politike nuk do të ishte në gjendje të trajtojë sfidat me të cilat përballet vendi.

Sigurisht, Gjermania nuk është e vetmja me problemin e pakënaqësisë së thellë të votuesve. Në Francë, presidenti Emmanuel Macron ka thirrur zgjedhjet e parakohshme – pas humbjes së partisë së tij dhe rritjes së kandidatëve të ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane. Në Britani, konservatorët duket se janë përcaktuar për humbje, me Reformën në Mbretërinë e Bashkuar që ka marrë aq shumë nga votuesit e tyre saqë disa sondazhe i lënë vetëm disa pikë prapa.

Tronditja ndaj sistemeve politike në të gjithë Perëndimin është e thellë dhe rasti i Gjermanisë tregon se nëse partitë e etabluara nuk e dëgjojnë elektoratin gjithnjë e më të zemëruar, njerëzit do të gjejnë rrugë të tjera për zhgënjimin e tyre. Asnjë parti politike nuk mund t’i marrë votuesit e saj si të mirëqenë. Ata që e bëjnë këtë, dëmtojnë jo vetëm veten e tyre, por gërryejnë besimin në vetë demokracinë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Kalo në kategori