LAJMI I FUNDIT:

Delawie uron Ditën e Kushtetutës dhe pret institucione më të forta

Delawie uron Ditën e Kushtetutës dhe pret institucione më të forta

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka uruar Kosovën në Ditën e Kushtetutës, e cila shënohet sot.

Ai ndihet krenar që është pjesë e historisë mbështetëse amerikane për Kosovën.


“Urime Dita e Kushtetutës. Jam krenar që jam pjesë e një historie të gjatë të mbështetjes amerikane për Kosovën, shpresoj të shoh forcim të mëtejmë të institucioneve këtë vit”, ka shkruar Delawie në rrjetin social Twitter.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës ditë më parë në një ceremoni të shënimit të përvjetorit të nëntë Kushtetutës së Kosovës, e kanë vlerësuar si njërën nga ditët më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill të vitit 2008, bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.