Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka marr pjesë në prezantimin e kompanisë “Esaan”, e cila ka shpalosur planet e saj për investime në sektorin minerar në Kosovë, respektivisht krijimin e vendeve të punës.
Kjo kompani prezantimin e ka bërë në Prishtinë para studentëve të Gjeoshkencës së Universitetit “Isa Boletini” nga Mitrovica, kuadro që mund të jenë pjesë e investimeve që planifikon të bëjë kompania, raporton Ekonomia Online.
Ministri Stavileci tha se arsyeja që kanë dashur të kenë një prezantim të tillë para studentëve është se kompania “Esaan” si synim ka krijimin e vendeve të reja të punës, gjë që mund të jetë një mundësi edhe për studentët që në të ardhmen të jenë pjesë e kësaj kompanie.
“Ne kemi aprovuar Ligjin për Investime Strategjike përmes të cilit do të hapet një dritare e re për të pasur investime. Kemi investitorë të cilët e kanë pa si mundësi të jashtëzakonshme sektorin minerar. jemi në diskutime se si ta gjejmë një balancë në mes të përfitimeve ekonomike ambientit dhe aspekteve sociale. Një projekt është i suksesshëm vetëm atëherë ku ka bilanc ekonomik ambiental dhe social”, ka thënë ministri Stavileci.
https://vimeo.com/211488194
Ndërsa, drejtoresha e kompanisë “Esaan”, Serpil Enirel tregoi para 5 vjetësh kjo kompani ka hapur degën e saj edhe në Kosovë dhe ka dy licenca dhe se është në pritje për t’i finalizuar investimet.
“Gjatë kësaj periudhe ne kemi finalizuar studimet tona eksploruese dhe jemi në proces të studimit të fizibilitetit. Ne e kuptojmë që ka fusha tjera shtesë për t’u hulumtuar dhe duam të dimë çka ka, dhe nëse ka diçka për t’u investuar ne duam të investojmë dhe ne kemi një plan të cilin e kemi prezantuar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik”, ka thënë ajo.
Rektori i universitetit të Mitrovicës Isa Boletini, Alush Musaj, tha se sektori i minierave në Kosovë shihet vetëm si profesion për meshkujt, por jo edhe për femrat.
“Ne mendojmë që Kosova po shkon kah zhvillimi duke iu ofruar studentëve këto programe si kjo. Këtë mundësi që na u është dhënë sot shpresoj që do ta shfrytëzojnë studentët dhe mendoj që këta student do ta gjejnë në të ardhmen një Kosovë më të zhvilluar”, theksoi Musaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBien aksionet e Apple shkaku i vendimit të qeverisë kineze
Telegrafi Jobs në prag të lansimit të konceptit të ri dhe unik
Këtë të premte në HaPiTe: Çka duhet pronarët e bizneseve të dinë për HR?
Zgjidh Prime Travel për aventurat më të mrekullueshme të jetës suaj
Bëje ëndrrën tënde realitet - apliko për bursën nga Fondacioni i Bursave për Studentë AMIK
Aliu: Qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për vendosjen e paneleve solare për konsum familjar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate
Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke si mysafir, ëndrra për Euro 2024 vazhdon
“Ku e shihni veten pas pesë vitesh?”: Publikohen disa pamje të vitit 2018, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Zelensky gjatë luftës në Ukrainë
Mirlind Daku shpërthen në lot pas ndeshjes: Kjo është më shumë se një Kupë Bote
Luajti për Zvicrën dhe Kosovën, por legjenda Albert Bunjaku në përkrahje të Dardanëve nga stadiumi: Fitojmë 2-1, kualifikimi ende i mundur
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë