LAJMI I FUNDIT:

​Deficiti tregtar i Kosovës në prill arriti në 12.2 për qind

​Deficiti tregtar i Kosovës në prill arriti në 12.2 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot të dhënat e eksport-importit për muajin prill 2024.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 12.2% në prill 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë 2023, përkatësisht 427.5 milionë euro krahasuar me deficitin 381 milionë në vitin 2023, teksa eksporti mbulon importin me 14.6%.

Eksporti i mallrave në prill 2024 kishte vlerën 73.2 milionë euro, ndërsa importi 500.7 milionë euro që është një rritje 8.8 për qind për eksport, si dhe një rritje 11.7 për qind për import krahasuar me periudhën e njëjtë 2023.

Qarkullimi e mallrave në tregtinë e jashtme

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 25,2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14,7% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,8% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,5% artikuj të ndryshëm të prodhuar; 8.7% tekstili dhe artikujt e tekstilit; 5.3% produktet minerale; etj.

Eksportet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

Sipas të dhënave të grupeve kryesore për import, 13,6% e përbëjnë produktet minerale; 11,5% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,3% mjetet e transportit; 11,2% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,6% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

Importet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

Eksportet dhe importet sipas vendeve në vlerë dhe % (në mijë euro)

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në BE arritën në 25 milionë euro ose rreth 34.1 për qind e eksporteve të përgjithshme me rritje 27.9%, ku partnerët kryesorë janë Gjermania (11.4%), Italia (5%), Holanda (2.4%), etj.

Importet e Kosovës nga BE-ja ishin rreth 243.4 milionë euro ose 48.6% e importeve të përgjithshme, me rritje 22.2%. Importet me pjesëmarrje me të lartë janë nga Gjermania (13.9%), Italia (6.9%), Greqia (6%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me CEFTA arritën në 32,6 milionë euro ose 44.5% të eksporteve të përgjithshme, me rritje 20.7%. Partnerë kryesorë për eksport janë Maqedonia e Veriut (16,6%), Shqipëria (16%), Serbia (5.4%), Mali i Zi (4.8%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 65.5 milionë euro ose 13.1% të importeve të përgjithshme, me rënie 16.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import janë Shqipëria (5.3%), Maqedonia e Veriut (4.6%), Serbia (1.8%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15.6 milionë euro ose 21.4%, ku partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin Zvicra (8.4%) dhe SHBA (3.7%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 191.1 milionë euro ose 38.3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia (13.5%) dhe Kina (12.6%). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Kompania Turistike Shpejtimi
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Telegrafi Jobs
Ku ka shqiptarë, ka Birra Peja dhe Go+!

Ku ka shqiptarë, ka Birra Peja dhe Go+!

Devolli Group
Kalo në kategori