LAJMI I FUNDIT:

Depresioni, arsyeja kryesore e paaftësisë për punë në botë

Depresioni, arsyeja kryesore e paaftësisë për punë në botë

Sipas të dhënave të fundit, depresioni është shkaktari kryesor i gjendjes së keqe shëndetësore dhe paaftësisë për punë, ndërsa nga kjo sëmundje në botë vuajnë rreth 322 milionë njerëz. Në vitet e fundit numri është rritur për më shumë se 18 për qind, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH ka nisur kampanjën shëndetësore në fokus të të cilës është shëndeti mental, i cili ka për synim heqjen e paragjykimeve nga ky problem. Kampanja po drejtohet nën sloganin “Depression: Let’s Talk” (Depresioni: Të bisedojmë).


“Këto shifra janë thirrje për të gjitha vendet që të ndërmarrin hapa të duhur kur bëhet fjalë për sëmundje mentale dhe që pacientët të fillojnë sa më parë të shërohen”, ka thënë drejtorja e OBSH-së, Margaret Chan.

Karakteristikat kryesore të depresionit janë mungesa e disponimit, humbja e shpresës, fuqisë dhe energjisë, si dhe ankthi.

“Për personin i cili çdo ditë jeton me depresion, biseda me personin në të cilin ka më së shumti besim është shpesh hapi i parë drejt shërimit dhe përmirësimit”, thotë Shekhar Saxena, drejtor i Njësisë për shëndet mental të OBSH-së.

Bëhet fjalë për një sëmundje e cila është më tepër se sa një mërzi e zakonshme. Shkencëtarët thonë se shpesh bëhet fjalë për një çrregullim shpirtëror, i cili duhet shëruar, në të kundërtën gjendja do të përkeqësohet.

Është faktuar se depresioni shkakton rrezikun nga prekja e disa sëmundjeve serioze, si varshmëria, diabeti, sëmundjet e zemrës, të cilat në shumicën e rasteve përfundojnë me vdekje të parakohshme.

OBSH ka shfaqur brengosjen për shkak të faktit se në shumë vende të botës mbështetja për persona me çrregullime mentale është shumë e vogël, dhe se për shëndetësi mentale qeveritë ndajnë tre për qind nga buxheti i përgjithshëm. Shifrat ndryshojnë nga një deri në pesë për qind, varësisht nëse bëhet fjalë për një vend të pasur ose të varfër, konstaton OBSH.

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori