Gazetari i CNN-it, Zachary Cohen, në një artikull të tij shkruan për propozimin e ri të autoriteteve amerikane për të hequr dorë nga aeroplani luftarak F-15 Eagle e për ta zëvendësuar me një tjetër. Telegrafi sjell pjesë të shkrimit të tij që flet për pasojat e mundshme të këtij veprimi..
F-15 Eagle nga vitet 1980 është aeroplani më i mirë për luftime në ajër, por Forcat Ajrore të SHBA-ve propozojnë që të zëvendësohet me një version të modernizuar të F-16 Fighting Falcon, dhe kjo jo për shkak të cilësisë së tij, po për ulur shpenzimet. 236 copë të F-15-shit të modeleve C dhe D do të zëvendësoheshin me ato të inventarit ajror prej 1200 F-16-shave.
Gjeneralët e Forcave Ajrore thanë javën e kaluar se F-15-shi i prodhuar nga Boeingu do të zëvendësohet me F-16-shin nga kompania Lockheed-Martin që është multi-funksional e jo veç për luftime në ajër.
https://youtu.be/RbIRgxWPrQ0
Zyrtarët ende nuk kanë marrë vendim final, sepse F-15 tash e 40 vjet është i patejkaluar në betejat ajrore dhe edhe sot gjendet në zonat kritike, të tilla si Islanda, Holanda e Finlanda. 50 prej tyre janë të vendosur në bazën Kadena të Japonisë, në një pozicion kyç strategjik në Paqësor.
Edhe pse Forcat Ajrore kanë filluar të përgatisin një plan buxhetor për vitin fiskal 2019, gjeneralkoloneli Scott Rice ka thënë se nuk pret që vendimi për aeroplanin F-15 të merret deri më 2020. Por, cek se do të investohet në sisteme moderne që SHBA-të të mos humbin hapin teknologjik në raport me Kinën e Rusinë.
Është e paqartë se si plani për “pensionim” të F-15-shit ka ndikuar në iniciativën aktuale të Forcave Ajrore të SHBA-së që 13 miliardë dollarë të investohen në përmirësimin e aeroplanëve F-16, duke i modernizuar me sistemet e radarit, sistemet infra të kuqe dhe të kërkimit, dhe mundësitë elektronike për luftime, që këtyre aeroplanëve ua zgjasin jetën deri më 2040.
SHBA-të në fillim kishin planifikuar që F-15 të zëvendësohet me gjeneratën e pestë F-22 Raptor, por në vitin 2009 u ndal projekti: u prodhuan 188 nga 749 të planifikuara.
“Për shkak të mungesës të fundit të pilotëve, uljes së shpenzimeve dhe vonesave në platformat e reja, forca ajrore amerikane janë më të paktat, më të vjetrat dhe më të papërgatiturat në histori. Mbetet për t’u parë nëse ndryshimet e paralajmëruara do të jenë përgjigje ndaj këtyre akuzave”, thotë Cohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Pas muajsh heshtjeje, rusët pranojnë se Kievi rrëzoi aeroplanin e tyre të shtrenjtë spiun A-50](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-108-380x233.jpg)
Pas muajsh heshtjeje, rusët pranojnë se Kievi rrëzoi aeroplanin e tyre të shtrenjtë spiun A-50
![Çfarë thonë dokumentet e gjykatës amerikane për investimet e Spajiqit në Teraform Labs](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-109-380x233.jpg)
Çfarë thonë dokumentet e gjykatës amerikane për investimet e Spajiqit në Teraform Labs
![Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-103-380x233.jpg)
Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë
![Si krahasohet raketahedhësi i ri i NATO-s me HIMARS-in amerikan që i është dhënë Ukrainës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-9-380x233.png)
Si krahasohet raketahedhësi i ri i NATO-s me HIMARS-in amerikan që i është dhënë Ukrainës?
![Drama në kufirin e dy Koreve, ushtarët e Veriut vendosën mina nga të cilat humbën vetë jetën - të shtëna paralajmëruese nga Jugu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/koreja-e-jugut-dhe-veriut-1-380x233.jpg)
Drama në kufirin e dy Koreve, ushtarët e Veriut vendosën mina nga të cilat humbën vetë jetën - të shtëna paralajmëruese nga Jugu
![Shpërthim i madh në qytetin rus](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shperthim-ne-rusi-380x233.jpg)
Shpërthim i madh në qytetin rus
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-euro-2024-1-380x233.png)
UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë
![Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/61142697_605-380x233.jpg)
Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?
![“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ancelotti-380x233.png)
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar
![Mbappe me huqjen më të madhe deri më tani në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mbappe-4-380x233.png)
Mbappe me huqjen më të madhe deri më tani në Euro 2024
![Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/yamal-380x233.png)
Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës
![Loredana nuk përmbahet - publikon fotografi intime nga pushimet me të dashurin gjerman](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_37-5-380x233.png)
Loredana nuk përmbahet - publikon fotografi intime nga pushimet me të dashurin gjerman