LAJMI I FUNDIT:

​Mourinho: E pamundur ta transferojmë Neymarin

​Mourinho: E pamundur ta transferojmë Neymarin

Trajneri i Manchester United përjashton mundësinë për të nënshkruar me yllin brazilian.

Jose Mourinho i jep fund spekulimeve se Neymar mund të transferohet në Old Trafford këtë verë.

Sipas trajnerit portugez, Barcelona nuk do të lejonte që një lojtar si Neymar të largohet.


“Unë mundohem që gjithmonë të jem objektiv dhe pragmatist me klubet, kur jam i interesuar për të nënshkruar me ndonjë futbollist”, ka deklaruar Mou për ESPN.

“Është absurde të besosh që mund ta transferosh Neymarin. Një klub si Barcelona nuk do t’ia lejonte vetes të humbiste një futbollist si ai”.

“Mos të harrojmë që Messi është ende i ri dhe ka ende shumë për t’i dhuruar Barcelonës, por Neymar do të jetë kryesori në skuadër pas Messit. Unë mendoj që të tentosh ta transferosh Neymarin është sikur të mundohesh të thyesh një kasafortë. E pamundur”, ka përfunduar portugezi.