LAJMI I FUNDIT:

Merimanga në madhësi të pjatës, shihet duke lëvizur në një kopsht (Foto)

Merimanga në madhësi të pjatës, shihet duke lëvizur në një kopsht (Foto)

Pronarja e një shtëpie në pjesën lindore të Londrës, është tmerruar kur e ka parë një merimangë gjigante që lëvizte nëpër kopshtin e saj.

Nga frika se mund ta sulmojë apo t’i hyjë në shtëpi, ajo ia ka vënë sipër një kovë plastike dhe i ka telefonuar forcat e rendit, transmeton Telegrafi.


Kapet merimanga gjigante që gjendej në kopsht

Me të shkuar në vendin e ngjarjes, ata e kanë marrë insektin që ka madhësinë e pjatës, që është i pazakontë të gjendet në zonat urbane.

“Është tarantulla kiliane, që dikush ka mundur ta mbajë si insekt shtëpiak. Pickimi saj është helmues dhe mund të shkaktoi probleme serioze”, thuhet në deklaratë lidhur me rastin.

Ende nuk dihet se kujt i përket merimanga, për të cilën nuk raportohet të ketë shkaktuar ndonjë sulm sa ka qenë e lirë. /Telegrafi/