LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri kroat i Mbrojtjes: Ushtria serbe është tepër e dobët

Ish-ministri kroat i Mbrojtjes: Ushtria serbe është tepër e dobët

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ante Kotromanoviq ka thënë në një intervistë për “RTL Danas”, se SHBA-të janë importuesi më i madh i armëve nga Kroacia, ndërsa ushtrinë serbe e ka quajtur tepër të dobët dhe se nga kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq janë mësuar të dëgjojnë të flasë gjithçka.

“Kjo do të jetë interesante ta dëgjojmë- importuesi më i madh i armëve nga Kroacia janë SHBA-të. Vetëm vitin e kaluar janë dërguar armatim në vlerë qindra miliona kuna në SHBA. Jo vetëm kjo, ne jemi edhe donator i madh i SHBA-ve, kemi dhënë donacione edhe në ushtrinë e tyre, por edhe përmes tyre në Afganistan, Irak dhe Mali”, ka thënë ai.


Ish-ministri kroat i Mbrojtjes gjatë viteve 2011-2016 flet edhe për ushtrinë e Serbisë, e cila kohëve të fundit pret armatim nga aleati i saj Rusia, por kjo duket se nuk është aq brengosëse sipas tij, transmeton KosovaPress.

“Përndryshe, Vuçiq flet gjithçka, për këtë jemi dëshmitarë me vite. Kjo neve në këtë moment nuk duhet të na brengosë. Llogaritë tona janë më të mëdha se llogaritë në Beograd. Kanë ushtri më të madhe, por ata janë shumë larg. Kam parë se në çfarë gjendjeje është ushtria e tyre. Nuk e shoh këtë si ndonjë kërcënim”, ka thënë Kotromanoviq.

I pyetur se a do të thotë kjo se ushtria serbe është tepër e dobët, Kotromanoviq ka thënë se po.

“Po janë, dhe këtë e them me përgjegjësi”, është shprehur ai.

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori