LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi i ndau Medaljen Presidenciale të Meritave, Driton Kukës

Presidenti Thaçi i ndau Medaljen Presidenciale të Meritave, Driton Kukës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për kontributin e veçantë në sport, trajnerin e xhudos Driton Kuka e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Presidenti Thaçi ka thënë se puna e trajnerit Kuka dhe sukseset e xhudistëve kanë forcuar imazhin dhe identitetin shtetëror të Kosovës.


“Z. Kuka ka realizuar ëndrrën e shumë nxënësve, shumë studentëve, shumë sportistëve. Edhe suksesi i jashtëzakonshëm dhe historik i Majlindës ndërlidhet drejtpërdrejtë me punën, kreativitetin, shkathtësitë dhe aftësitë e Driton Kukës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka përmendur edhe dy momente emocionuese që ka pasur me Kukën dhe Majlindën në lojërat olimpike në Londër dhe Rio.

“Kemi pasur momente të hidhërimit në Londër, por në të njëjtën kohë kemi pasur edhe momente të gëzimit të jashtëzakonshëm në Rio kur Kosova u bë e njohur edhe botërisht me fitoren e Medaljes së Artë. Asaj fitore, një fuqi të jashtëzakonshme i ka dhënë Driton Kuka”, u shpreh presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, trajneri i xhudos Driton Kuka, ka thënë se është pikërisht pjesëmarrja e përbashkët në dy lojëra olimpike, në Londër dhe në Rio, që ka krijuar një relacion edhe zyrtar, por edhe emocional me presidentin Thaçi.

Gjatë takimit

“Kemi qenë të thyer pak shpirtërisht edhe unë, edhe Majlinda, por pikërisht prezenca e kryetarit Thaçi në mbrëmjen e asaj dite kur ne kemi garuar në Londër, ka qenë një motiv, një mbrëmje e ngrohtë, e cila na ka mbush atë pjesën e thyerjes shpirtërore”, ka thënë Kuka.

Por, sipas trajnerit Kuka, në mënyrën më të mirë në Rio, xhudoja ia ka sjell popullit të Kosovës fitoren e artë të Majlindës.

Trajneri Driton Kuka, i cili në takim me presidentin Thaçi ishte i shoqëruar edhe nga kampionia botërore Majlinda Kelmendi, ka premtuar se do të angazhohet për nxjerrjen e rezultateve të tjera, kampionëve të rinj, duke e bërë kështu shtetin tonë edhe më të fuqishëm në disiplinën sportive të xhudos.

Majlinda bën një ‘selfie’ me presidentin Thaqi, ministrin Krasniqi dhe vëllezërit Kukaj

Presidenti Thaçi i ka njoftuar ata se do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që trajneri Driton Kuka, kampionia Majlinda Kelmendi dhe Kryetari i Federatës së Xhudos të pajisen me pasaporta diplomatike.

“Këta janë ambasadorët më të mirë që përfaqësojnë Kosovën në gjithë botën dhe që gjithë bota edhe i njeh, edhe i pranon. Prandaj, do t’i drejtohem qeverisë që t’i përshpejtojë procedurat në mënyrë që të kenë pasaportat e tyre diplomatike. Nuk është ndonjë privilegj, por është diçka që e meritojnë dhe që neve si shtet na nderojnë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Kalo në kategori