LAJMI I FUNDIT:

Marcos Alonso: Barca më kërkoi para Chelseat

Marcos Alonso: Barca më kërkoi para Chelseat
LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 04: Marcos Alonso of Chelsea celebrates during the Premier League match between Chelsea and Arsenal at Stamford Bridge on February 4, 2017 in London, England. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Marcos Alonso ka bërë të ditur se ka mundur t’i bashkohet Barcelonës para se të transferohej te Chelsea.

Mbrojtësi i krahutu transferua në Stamford Bridge nga Fiorentina për 24 milionë funte në verën e kaluar dhe që atëherë ka lënë përshtypje të mirë në skuadrën e Antonio Contes.


Mirëpo, 26-vjeçari ka treguar se për të ishte interesuar edhe Barca para se ta transferonte Lucas Dignen nga Paris Saint-Germaini.

“Mendoj se ka pasur disa bisedime (me Barcelonën), por e vërteta është se në atë kohë nuk e kisha në plan të largohesha nga Fiorentina”.

Alonso: Serie A është universitet për mbrojtësit
Lexo po ashtu Alonso: Serie A është universitet për mbrojtësit

“Vetëm atëherë kur më erdhi oferta nga Chelsea në verë, fillova të mendoj për një ndryshim”.

“Ishin shumë klube të interesuara për mua në verë, por vendosa t’i bashkohesha Chelseat, sepse ishte skuadra që më ka pëlqyer më së shumti”, ka deklaruar Alonso për IbTimes.

Ndryshe, spanjolli në të kaluarën ka luajtur edhe te Boltoni dhe Sunderlandi në Angli. /Telegrafi/