LAJMI I FUNDIT:

“Pa Champions, Arsenalit do t’i ikin Sanchezi dhe Ozili”

“Pa Champions, Arsenalit do t’i ikin Sanchezi dhe Ozili”

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Paul Merson, beson se klubi do të humbasë lojtarët e tyre kryesor të klasit botëror në qoftë se ata të humbasin katër pozitat e para. 

Sipas ish-legjendës së Arsenalit, dështimi për tu kualifikuar për në Ligën e Kampionëve do të shkaktonte termet te Topçinjtë, pasi Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez do të linin skuadrën dhe do të largoheshin.


“Arsenali katastrofë, futbollistët nuk po e marrin më seriozisht Wengerin”
Lexo po ashtu “Arsenali katastrofë, futbollistët nuk po e marrin më seriozisht Wengerin”

Merson beson gjithashtu se nën-presion menaxheri Arsene Wenger ‘duket i humbur’ në rolin e tij për herë të parë që nga marrja e skuadrës para 20 e më shumë viteve.

“Nëse ata nuk përfundojë në top katër këtë sezon, ata do të jenë vetëm një klub humbës për disa vite”, ka thënë Merson për Sky Sports.

Kampionia e botës në freestyle 'turpëron' Xhakën dhe Mustafin, i jep leksione si duhet dribluar (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kampionia e botës në freestyle 'turpëron' Xhakën dhe Mustafin, i jep leksione si duhet dribluar (Foto/Video)

“Sanchez do të shkoj dhe unë nuk shoh që Ozil do të qëndroj”, përcjell Telegrafi.

“Nëse ata nuk e përfundojnë në katër pozitat e para, nuk shoh asnjë lojtar të klasit botëror të luajë për Arsenalin sezonin e ardhshëm”, përfundoi legjenda e klubit. /Telegrafi/