Grupi Britanik i Unionit Ndër-Parlamentar, i cili është duke qëndruar në një vizitë disa ditore në vendit tonë, është pritur sot nga dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës: Komisioni për Stabilizim, si dhe Komisioni për Punë të Jashtme.
Ky takim, të cilin e kryesoi kryetari i Komisionit për Stabilizim-Asociim, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Xahavit Haliti, u zhvillua në një atmosferë miqësore, ndërkaq, bashkëbiseduesit vunë në pah nevojën e një bashkëpunimi edhe më të thellë në të ardhmen.
“Takimet si ky, janë mundësi e mirë që të njoftohemi me praktikat e funksionimit të vendit tuaj, përkatësisht, parlamentit anglez, përvoja këto që do të na ndihmojë në avancimin dhe formësimin e demokracisë së vendit tonë të ri”, tha Haliti.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, mysafirët i njoftoi për angazhimet që është duke bërë vendi ynë për tu anëtarësuar në strukturat euro-atlantike dhe për këtë kërkoi ndihmën e deputetëve anglez.
Delegacioni i parlamentarëve anglezë, i prirë nga deputeti konservator Martin Vickers, i shoqëruar nga deputetët: Nik Dakin, Andrew Rosindell, baronesha Barker dhe Earl of Sandwich, u shprehën të kënaqur për realizimin e vizitës së tyre në Kosovë dhe u shprehën të bindur se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vijojë edhe në të ardhmen.
Ata i siguruan nikoqirët se, Britania e Madhe ndonëse nuk është më anëtare e BE-së, do të jetë një zë i fuqishëm për Kosovën.
Gjatë këtij takimi, është biseduar edhe për krijimin e kushteve që studentët kosovarë të studiojnë në Britaninë e Madhe, si dhe për mundësit e një bashkëpunimi më të thellë ekonomik ndërmjet të dyja vendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Martesa e dy grave në Bashkinë e Tiranës, Ramkaj: E paligjshme, e paparashikuar nga kodi i familjes
Autostrada Thumanë-Kashar pritet të hapet më 30 qershor, parashikohet vendosja e pagesës për kalimin e mjeteve
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit