Lewandowski: Klopp luante kundër meje në stërvitje dhe vinim bast nga 50 euro se kush do të fitonte
Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, thotë se ka qenë Jurgen Klopp njeriu që e ka shndërruar në një makinë golash.
Futbollisti polak ishte njeriu kryesor i Borussia Dortmundit për katër vite, ku luajti nën urdhrat e strategut gjerman, ndërsa më pas shkoi në Allianz Arena.
Gjatë kohës në Signal Iduna Park, Lewandowski shënoi mbi 100 gola në të gjitha garat, ndërsa për Bayernin nënshkroi në vitin 2014. Por, nuk harron ta falënderojë trajnerin aktual të Liverpoolit.
“Ai ka qenë njeriu që më ka dhënë besim. Në tre apo katër muajt e parë në stërvitje luanim – ai kundër sulmuesit. Ekzistonte bast mes meje dhe atij”.
“Në seancat e para stërvitore, ai fitonte gjithmonë! Më pas, jo edhe aq! Çdo duel më pas, ai humbte! Pastaj nuk donte të luajë më! Ishin 50 euro për ndeshje dhe deri në fund, unë kisha bilanc të mirë! Mirëpo, për herë të parë me të e kam vërejtur se sa të rëndësishme janë stërvitjet”.
“E kuptova se çfarë duhej të bëja në fushë kur nuk e kisha topin. Shikojeni Liverpoolin tash dhe mënyrën se si luajnë me presion. Këtë e kam mësuar nga ai”.
“Po ashtu, ka qenë ai që ma ka mësuar si ta përfundoj aksionin me gol. Kur shkova te Dortmundi nuk e kisha mirë (statistikën golashënuese). Më tha që të përmirësohesha. Më tregoi se çfarë duhet të bëja”, ka treguar Lewandowski.
Këtë edicion, 28-vjeçari ka shënuar 15 gola në 19 paraqitje me Bayernin në Bundesliga. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Publikohet detaji interesant nga kontrata e Modricit me Real Madridin
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
Sa do të fitojë Arne Slot nga ‘mega kontrata’ me Liverpoolin në krahasim me Jurgen Klopp
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251