LAJMI I FUNDIT:

Arsenali mendon transferimin e Hartit

Arsenali mendon transferimin e Hartit

Joe Hart mund të rikthehet përsëri në kampionatin anglez, Liga Premier.

Portieri anglez u largua në verë nga Manchester City, pasi u la në huazim te skuadra italiane, Torino, por mund të rikthehet përsëri në Angli.


Sipas Daily Mail, Arsenali janë klubi i fundit që kanë treguar interes në nënshkrimin e portierin të ‘Qytetarëve’ në afatin e verës, përcjell Telegrafi.

Joe Hart te gjiganti anglez
Lexo po ashtu Joe Hart te gjiganti anglez

Topçinjtë janë në kërkim për të zëvendësuar portierin numër 1 të tyre, Petr Cech, dhe Hart është menduar si zgjedhja e parë.

Pas shërbimeve të anglezit janë edhe Liverpooli, por Arsenali shpresojnë për të përfunduar sa më shpejt një marrëveshje me një çmimi rreth 12-13 milionë funte. /Telegrafi/