LAJMI I FUNDIT:

Pogba: Këta katër futbollistë mund ta thyejnë hegjemoninë e Messit dhe Ronaldos

Pogba: Këta katër futbollistë mund ta thyejnë hegjemoninë e Messit dhe Ronaldos

Paul Pogba beson se Zlatan Ibrahimovic, Eden Hazard, Neymar dhe Luis Suarez janë kandidatët më të mundshëm për të thyer dominimin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për çmimet kryesore individuale të futbollit.

Në nëntë vitet e fundit, Messi ose Ronaldo kanë fituar gjithmonë ‘Topin e Artë’, ndërsa të dy yjet janë në listën e ngushtë për çmimin e sapo-krijuar nga FIFA më i miri i vitit 2016.


Megjithatë, sipas mesfushorit francez të Manchester Unitedit janë katër futbollistë tjerë që janë nivel i lartë dhe mund ta thyejnë hegjemoninë e krijuar nga argjentinasi dhe portugezi në fitimin e titujve individual.

Këta janë 10-të futbollistët më të shtrenjtë të të gjitha kohërave (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë 10-të futbollistët më të shtrenjtë të të gjitha kohërave (Foto)

“Natyrisht, ka lojtarë të tjerë të cilët mund të bëjnë këtë. Ne kemi Zlatan [Ibrahimovic] në Manchester United. Edhe ai mund të bëjë atë. Ai është 35 vjeç, por mënyra se si ai është duke luajtur, mënyrën se si ai shënon gola, ju mund të shihni se ai ka qenë në nivel të lartë për më shumë se 10 vjet”, ka thënë Pogba për FIFA.com, përcjell Telegrafi.

“[Eden] Hazard, Neymar, [Luis] Suarez janë duke bërë shumë mirë dhe po shënojnë gola, këta janë lojtarë të mëdhenj të cilët – në qoftë se ata e mbajnë këtë formë dhe shënojnë shumë mund të kenë rezultat, sepse ky është rasti me Cristianon dhe Messin, që shfaqjet e tyre janë gjithmonë në krye”, përfundoi ish-mesfushori i Juventusit. /Telegrafi/