LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora paralajmëron fansat për vitin 2017! (Foto)

Rita Ora paralajmëron fansat për vitin 2017! (Foto)

Këngëtarja Rita Ora ishte mjaft e përfolur gjatë vitit 2016, ndonëse nuk ka qenë edhe aq aktive me publikim e projekteve të reja në muzikë.

Por, i njejti ‘pasivitet’ nuk do ta ndjek gjatë 2017-s, kështu të paktën ka bërë të ditur ajo përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook.


Kështu e kujton Rita Ora aktoren e ndjerë Carrie Fisher (Foto)
Lexo po ashtu Kështu e kujton Rita Ora aktoren e ndjerë Carrie Fisher (Foto)

Rita ka ndarë me fansat një imazh në Facebook, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se mezi pret që 2017-a të fillojë, duke u thënë fansave të bëhen gati për befasitë që do të servojë ajo këtë vit.

Është përfolur se në verën e këtij viti, Rita po mendon publikimin e albumit të saj më të ri. /Telegrafi/