LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Fillim Guraziu, transferi i parë i Lirisë

Zyrtare: Fillim Guraziu, transferi i parë i Lirisë

Të mërkurën Liria ka nisur me përgatitjet për stinorin pranveror. Agron Beseni,kryetrajner dhe ndihmësi Bekim Bakaj, janë figura të reja që janë vendosur në këto detyra nga Bordi. Që të dy, krahas trajnerit të portierëve ishin në nisje të këtij cikli.

Të pranishëm nga Bordi ishin: Mirsad Çollaku, kryetar, n/kryetari Qemal Krasniqi dhe anëtarët e Bordit, Erxhan Dana e Mitat Muhameti.

“Kemi filluar këtu në ‘P.Thaçi’, kushtet janë të mira për këtë fazë.Ndërsa, më pas do të udhëtojmë jashtë vendit, diku në bregdet, ku edhe do të kemi një sërë ndeshjes kontrolluese’, ka thënë kryetari Mirsad Çollaku, ku ka theksuar se njërën nga fazat Liria pritet ta zhvillojë në bregdet.

Thirrjes së parë i janë përgjigjur të gjithë futbollistët, pos Gentian Elezajt, që pritet t’i bashkohet skuadrës (ndodhet jashtë vendit), si dhe Henry Chibueze e Deji Joel, që me leje ndodhen në pushim.

Që nga dita e parë skuadrës i është bashkuar transferi i parë, Fillim Guraziu që pritet të forcojë sulmin ‘bardhezi’.

Ndryshe, sa i takon prurjeve, Liria ka kohë që po negocion me disa emra, e me të cilët pritet konkretizimi këto ditë. ‘Shpresoj, që me përkushtim , disiplinë dhe përkrahjen e të gjithëve të arrijmë suksese bashkarish. Ne, si shtab tenikk do të japim maksimumin për të mirën e klubit’, ka thënë Agron Beseni.

Në trend Sport

Më shumë
Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?

Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Përfaqësueset
Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë

Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë

Përfaqësueset
Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024

Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024

Përfaqësueset
Publikohet

Publikohet "njoftimi që do ta trondit botën e sportit" nga Endrick dhe fansat janë shumë të zhgënjyer

Përfaqësueset
Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori