Festat e fundvitit janë shumë emocionuese për të gjithë, veçanërisht për fëmijët, të cilët mesi presin që Bredhi i Vitit të Ri të jetë i mbushur plot e për plotë me dhurata poshtë tij.
Të gjithë e dinë legjendën e njohur të Babadimrit. Plaku me kostum të kuq e me mjekër të bardhë, ishte ai i cili na “detyronte” të silleshim mirë për gjatë gjithë vitit, vetëm e vetëm që në fund të vitit të merrnim dhuratën e tij, kështu të paktën na bënin prindërit të besonim kur ishim fëmijë.
Me këto mendime e kanë kaluar shumë njerëz fëmijërinë, por që ngadalë me rritjen, fillon dhe kupton që një krijesë e tillë ka qenë vetëm një fantazi.
Një gjë e tillë u ka ndodhur edhe VIP-ave tanë. Kur ata ishin të vegjël, shumica prej tyre kanë besuar në ekzistencën e Babadimrit, gjersa disa prej tyre preferojnë që të besojnë se ai “ekziston” edhe sot, për të marrë në këtë mënyrë dhuratën e tij.
Telegrafi ka realizuar një hulumtim të veçantë për këtë fundvit, duke pyetur me rend shumë prej figurave të njohura publike, se a kanë besuar ndonjëherë ata në ekzistencën e Babadimrit? Dhe në fakt, përgjigjja e shumë prej tyre ishte befasuese.
“Sigurisht që ne gjenerata para luftës nuk kemi pasur ëndrra të tilla, gjersa edhe vet prindërit na kanë mësuar qysh në fëmijëri që dhuratat poshtë bredhit nuk janë nga Babadimri, por ato na I kanë sjell ata vetë. Duke qenë se edhe jam rritur në familje myslimane, gjithmonë jam mësuar me idenë që Babadimri është vetëm një legjendë e Krishtlindjeve”.
‘Fatkeqësisht ndoshta jo siç do fëmijë, pasi shumë i vogël e kamë ditur që është e jo e vërtetë ekzistenca e Babadimrit. Mirëpo mbaj mend si fëmijë i vogël ku kam shkuar në një qendër të blerjeve në Prishtinë, dhe në banjo kam parë një plak të madh me mjekërr, me kapele, me veshje me të gjitha, dhe aty më është shfryrë e gjithë fantazia ime për Babadimrin, dmth e kam kuptuar që është ‘gënjeshtër'”.
“Kam besuar kur kam qenë fëmijë, por pastaj e kam kuptuar që nuk egziston, por me gjithë qef do vishesha si Babadimër për të gëzuar ndonjë fëmijë”.
“Kam besuar kur kam qenë ndoshta shumë e vogel , por nuk më kujtohet momentalisht ndonjë storie e veçantë lidhur me eksistencën e babadimrit”.
“Nuk është vetëm besimi, pasi që me rritjen njeriu e kupton në të vërtetë se çfarë është Babadimri. Ne në kohën tonë nuk kemi pasur ndonjë Babadimër që vjen në shtëpi për të sjell dhurata siç kanë fëmijët sot, mirëpo prapëseprapë e kemi shijuar legjendën e bukur t ë tij. Ndërsa mua më vjen mirë që fëmijët sot kanë mundësinë që të marrin dhurata nga babadimri që u vjen në shtëpi, ose nëpër organizimet e ndryshme shkollore. Është bukur të besosh në një ndjenjë të tillë…”
“Jo, nuk kam besuar asnjëherë në ekzistencën e Babadimrit”.
“Si të gjithë fëmijët normalisht që edhe unë kam besuar në Babadimër, madje edhe sot preferoj të besoj në ekzistencën e tij, sepse edhe si i rritur është mirë të besosh në një energji të tillë pozitive. Sa herë që vjen periudha e fundvitit, unë në fakt mund të them se ‘shndërrohet’ në një fëmijë që i ka shumë qejf dhuratat dhe Babadimrin, edhe pse në fund të fundit Babadimër ngelet…”
“Kam besuar në Babadimër kur kam qenë shumë i vogël, por më pas kur u rrita sigurisht që jo. Më duket se këtë vit do të bëhem vet Babadimër, do t’I hap vet të gjitha dhuratat”.
“Në Babadimrin e Vitit të Ri kam besuar kur kam qenë shumë e vogël, sepse më ka pëlqyer gjithmonë të marrë dhurata, por sigurisht që me kohë e kam kuptuar se ai është vetëm një legjendë. Prapëseprapë jam e lumtur që festat e fundvitit na sjellin gjithnjë imazhin e tij”.
“Ndoshta kam besuar kur kam qenë më e vogël, mirëpo e kam parë më vonë që është diçka që nuk ekziston. Mbaj mend që kur isha e vogël merrja dhuratë nga Babadimri që më porosiste babai, mirëpo unë sërish e dija se ai nuk ishte i vërtetë. Po sido që të jetë sot e asaj dite unë kur shoh Babadimrin mallëngjehem dhe ‘kthehem’ sërish në fëmijë. Jam e lumtur kur shoh një krijesë aq paqësore siç është Babadimri i Vitit të Ri”.
“Kam besuar një kohë kur isha shumë e vogël, por me t’u rritur humbi ndjenja e Babadimrit që vie te dera”.
“S’kam qenë femijë i zakonshëm dhe gjithashtu as fëmijëria ime s’ka qenë e zakonshme, e di që s’kam besuar asnjëherë në Babadimër, por e mbaj në mend një histori të cilën ma kujton familja gjithmonë në festat e fundvitit, se si i mashtroja fëmijët e lagjes duke u maskuar si i tillë”.
“Po normal, kur isha fëmijë familja para orës 12 të ndërrimit të moteve me datën 31, linte dhurata te dera ime gjithmonë unë me shpresë që do ta takoj ndonjëherë. Personalisht do më pëlqente edhe të vishesha si Babadimër për të gëzuar ndonjë fëmijë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reperi i ri Enzino tregon balancin mes muzikës dhe përkushtimit në fenë islame: Askush nuk ta fut rakinë me zor në gojë
I dha mesazh të koduar përmes facoletës? Reagon motra e Dianës: Ftoj produksionin t’i kthejë kamerat, ato m’i dha një punëtor para se të hyja
“Je munduar të më prekësh në moral”, Drenusha kapet me Xuxin – Gresa i reagon ashpër dhe e quan gënjeshtare
Martohen në Las Vegas aktori Ylber Bardhi dhe stilistja Albina Dyla
Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?
Eliminimi i Xhenetës thotë se ka qenë i manipuluar, Drenusha e ndërpret Edin - nuk e lë të flas
"E urrejmë atë" - bëhet virale momenti kur aludohet se motra i jep Dianës mesazhin për Arionin
Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje
Kurti takon në Suharekë Shkurte Fejzën, i dhuron lule për ditëlindje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian