LAJMI I FUNDIT:

“Andrra” e Kidës: Një karrierë e pastër dhe e suksesshme (Foto)

“Andrra” e Kidës: Një karrierë e pastër dhe e suksesshme (Foto)

Këngëtarja e njohur Kida e ka nisur shumë e re karrierën e saj, dhe duket se po e vazhdon si është më së miri atë duke sjellë vazhdimisht prodhime të reja në muzikë.

Për vitin 2017, këngëtarja ka menduar që deputojë me këngën e saj të parë për këtë vit, e cila mban titullin “Andërr”, e cila në fakt nuk ka të bëjë me jetën personale të saj, pavarësisht se ajo është një vajzë me ëndrra të mëdha.


Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, artisja Kida ka treguar për punën rreth këtij projekti, i cili pritet të publikohet brenda pak ditësh.

“Për këngën ‘Andërr’ kemi punuar ndoshta më pak se dy javë, por këto dy javë jemi përkushtuar shumë që me nxjerr diçka shumë të mirë edhe të kapshme për veshin e publikut”, tha ajo për Telegrafin.

Getinjo vjen si "Helem" në projektin e ri, imazhe ekskluzive nga klipi (Foto)
Lexo po ashtu Getinjo vjen si "Helem" në projektin e ri, imazhe ekskluzive nga klipi (Foto)

Ndërsa, sa i përket tematikës së këngës, dhe faktin se mos kënga e re ka të bëjë me jetën personale, Kida u përgjigj kështu: “Kënga flet për një lidhje që ka përfundu. Mund të them se në jetën reale shoh shumë ëndrra, por që asnjë këngë e imja deri tani s’ka të bëjë me jetën time personale. Është thjesht një tekst i cili mundet me u ndërlidh për çdo njeri që ka pasur lidhje”.

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, për të cilat është kujdesur produksioni XL FIlms, dhe nga pamjet e para duket se do të jetë një klip mjaft thjeshtë, i prekur nga ngjyra rozë.

“Është një klip shumë i thjeshtë në të cilin bie në pah tematika e këngës”, u shpreh Kida.

Pamje nga klipi i ri i Kidës.

Përderisa kënga mban titullin “Andërr”, Kida nuk refuzoi të përjigjjet edhe në pyetjen se cila është vërtet ëndrra e saj?

“Ëndrra e Kidës është me pas një karrierë shumë të pastër, të madhe dhe të mirë, dhe sigurisht të gjitha të mirat në jetën time”, përfundoi këngëtarja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori