Pesë ditë deri në Sunny Hill Festival - transporti falas edhe këtë vit

Kanë mbetur edhe pesë ditë deri në nisjen e Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë dhe rajon, ndërsa organizatorët po vazhdojnë me përgatitjet e fundit për edicionin e këtij viti.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Sunny Hill ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ofrojë transport falas me autobusë për të gjithë pjesëmarrësit, me qëllim që udhëtimi drejt hapësirës së festivalit të jetë më i lehtë dhe më i sigurt.
Sipas njoftimit, autobusët e Trafikut Urban do të nisin qarkullimin nga ora 11:40, gjersa kthimi i vizitorëve nga festivali do të bëhet duke filluar nga ora 01:30.
Po ashtu bëhet thirrje për të gjithë pjesëmarrësit të shfrytëzojnë transportin publik, duke kontribuar kështu në uljen e trafikut dhe mbrojtjen e mjedisit.
Me publikimin e orarit të performancave dhe organizimin e transportit falas, gjithçka duket gati për një tjetër edicion spektakolar të Sunny Hill Festival.
Mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës pritet të jenë pjesë e festivalit, i cili edhe këtë vit do të sjellë në skenë emra të njohur të muzikës vendore dhe ndërkombëtare.
Pjesëmarrësit kanë mundësi të planifikojnë paraprakisht udhëtimin e tyre dhe të zgjedhin transportin publik, duke e bërë përvojën e festivalit sa më të rehatshme dhe njëkohësisht më miqësore me mjedisin. /Telegrafi/















































