EBU ka përditësuar rregullat për Eurovision 2027, duke sjellë ndryshime në organizimin e konkursit, performancat live, moshën e artistëve dhe votimin.

Një nga ndryshimet kryesore është se vendi fitues nuk do të jetë automatikisht nikoqir i edicionit të ardhshëm nëse konfliktet, situatat gjeopolitike apo çështjet e sigurisë e bëjnë të pamundur organizimin.


Në një rast të tillë, EBU mund të caktojë një transmetues alternativ.

Eurovision 2027

Gjithashtu, këngëtari kryesor duhet ta interpretojë melodinë kryesore live.

Pjesët muzikore të regjistruara paraprakisht lejohen, por nuk mund të zëvendësojnë apo ndihmojnë në mënyrë të tepruar vokalin kryesor.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është rritja e moshës minimale nga 16 në 18 vjeç.

Artistët duhet të kenë mbushur 18 vjeç në ditën e provës së parë.

- YouTube www.youtube.com

Në gjysmëfinale, kualifikimi do të përcaktohet kryesisht nga vota e publikut, ndërsa pikët e jurive mund të përfshihen nëse miratohen nga EBU.

Po ashtu, do të ketë kufizime ndaj fushatave të tepruara për votim, veçanërisht atyre të mbështetura nga shtetet.

Sipas EBU-së, ndryshimet synojnë të garantojnë një Eurovision më të sigurt, transparent dhe të drejtë.

Eurovision 2027 do të mbahet në Bullgari. /Telegrafi/