LAJMI I FUNDIT:

Përse e ‘fshehën’ mediat suksesin e albumit “Rapsodët n’rap t’sotit”? (Foto)

Përse e ‘fshehën’ mediat suksesin e albumit “Rapsodët n’rap t’sotit”? (Foto)

Labeli “PINT” ka qenë një ndër grupet më të suksesshme të vitit 2016. Reperët Lyrical Son dhe MC Kresha gjatë këtij viti ishin më aktivë se kurrë me projekte të ndryshme muzikore.

Shumë këngë dhe klipe të suksesshme u publikuan nga “PINT” këtë vit, gjersa befasia më e madhe erdhi me realizimin e projektit të tyre gjigant, albumit “Rapsodët n’rap t’sotit”.


Fakti që dy reperë fokusohen në krijimin e një albumi në një treg aq komercial, tregon se ka ende muzikë të vërtetë, dhe në këtë mënyrë publikut u rezervohet një muzikë më cilësore.

Por, a u informua publiku për suksesin e vërtetë të këtij albumi? A dijnë ata se “Rapsodët n’rap t’sotit ka arritur të jetë i suksesshëm dhe i shitur edhe në tregun ndërkombëtar?

Reperi Lyrical Son ka treguar në një rrëfim ekskluziv për Telegrafin, arsyet se pse suksesi i “PINT” nuk favorizohet nga mediat, pavarësisht se publiku e di suksesin e tyre, sepse e përcjellin vazhdimisht.

Ai e ka cilësuar vitin 2016 si një ndër vitetet më të suksesshme në jetën e tij, si në atë private, njashtu edhe në karrierë. Kështu është shprehur ai së fundmi në një prononcim për Telegrafin, duke treguar se fakti që është bërë baba për herë të parë këtë vit, e ka lumturuar jashtë mase.

“2016-ta ka qenë për mu një prej viteve më të ngarkuara, dhe një prej viteve më të mira në jetën time, pasi ka filluar për së mbari, më së parë duke u bërë baba. Zoti ma ka sjell një vajzë Evën, për të cilën jamë shumë i lumtur dhe krenar që e kam”, është shprehur reperi për Telegrafin.

Ai gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur as suksesin e tij në karrierë këtë vit, e që në fakt ishte albumi “Rapsodët n’rap t’sotit”,i cili u pëlqye jashtëzakonisht shumë dhe arriti të depërtojë edhe jashtë kufijve, pavarësisht se shqiptarët nuk u informuan shumë për këtë fakt, dhe shkas i kësaj sipas reperit ishin mediat.

“Viti 2016 ka sjell një frymë tjetër siç është albumi “Rapsodët n’rap t’sotit”, i cili pati shumë sukses dhe u promovua edhe jashtë duke u bërë albumi i parë shqiptar që promovohet edhe ndërkombëtarisht, edhe pse drejt them këtu nuk na kanë mbështetur shumë mediat”.

Gjersa i pyetur se çfarë mendon ai se duhet bërë  më shumë që estrada të prodhojë muzikë më të mirë në vitin 2016, ai u përgjgj:

“Në vitin 2017 kisha pas dëshirë që artistët të regjistrohen më shumë dhe të paguajnë tatim më shumë, dhe jo vetëm artistët po të gjithë veprimtarët, të gjithë njerëzit që punojnë në Kosovë, sepse duke i paguar tatimet dhe duke qenë më të përgjegjshëm, ne ecim përpara. Ne si artista duhet të jemi shembull i së mirës”, përfundon reperi në rrëfimin e tij. /Telegrafi/