eksperti-banner

Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP.

Në një mbrëmje me plot emocione, surpriza të bukura e momente të veçanta, Moza arriti të rrëmbejë çmimin e madh prej 129 mijë eurosh.


Konkurrentja ishte shumë e pëlqyer nga publiku që në fillim të këtij edicioni, që zgjati plot 81 ditë.

- YouTube www.youtube.com

Ajo ishte e sinqertë në garë, pa filtra dhe krijoi përplot situata që bënë bujë edhe jashtë formatit.

Në finale bashkë me të kanë qenë edhe: Ilir Shaqiri, Elvis Pupa, Soni Malaj e DJ Bujaka.

- YouTube www.youtube.com

Konkurrenti nga Kosova ishte i pari që la garën, duke u klasifikuar si finalisti i pestë.

Fitorja e Mozës u konsiderua e merituar plotësisht edhe nga publiku, e fansat që përkrahën që nga dita e parë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com