eksperti-banner

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore me publikimin e albumit të tij të parë solo.

I titulluar “Qielli o kufi”, projekti i ri tashmë është publikuar në platformat Spotify dhe YouTube, duke u bërë menjëherë i qasshëm për fansat e artistit.


Albumi përmban gjithsej shtatë këngë dhe sjell një kombinim të stilit karakteristik të Majkut me bashkëpunime të veçanta me emra të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Koopertina e albumit "Qielli o kufi" nga Majk (Foto: Majk/Instagram)

Projekti hapet me këngën “Qielli o kufi”, e cila mban të njëjtin titull si albumi, për të vazhduar me “Te Quiero” në bashkëpunim me Lyrical Son, DJ PM dhe Dagz. Në listën e këngëve përfshihen gjithashtu “Azul & Don Julio”, “Jolie”, “Lakmove” në bashkëpunim me Nasty D, “Superman” dhe kënga përmbyllëse “Dashni 2”, e realizuar së bashku me Loren.

Këngët e albumit "Qielli o kufi" nga Majk (Foto: Majk/Instagram)

I njohur si një nga reperët më të suksesshëm dhe më të dashur të skenës hip-hop në trojet shqiptare, Majk ka ndërtuar ndër vite një karrierë të pasur me hite dhe bashkëpunime të shumta që kanë dominuar tregun muzikor.

Publikimi i “Qielli o kufi” konsiderohet një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tij artistik, ndërsa pritshmëritë janë që albumi të shënojë sukses të madh dhe të mirëpritet nga publiku, ashtu si projektet e mëparshme të reperit. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

- YouTube youtu.be

- YouTube youtu.be

- YouTube youtu.be

- YouTube youtu.be

- YouTube youtu.be

- YouTube youtu.be