LAJMI I FUNDIT:

Gabigol kthehet në Brazil?

Gabigol kthehet në Brazil?

Skuadra e Atletico Mineiro thuhet se janë afruar me Interin për të kërkuar sulmuesit Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol.

20-vjeçari mbërriti nga Santos në muajin gusht për 29.5 milionë euro, por ka bërë vetëm një paraqitje prej 16 minutave për klubin në ndeshjen kundër Bolognas.


Liverpooli pas Gabigolit
Lexo po ashtu Liverpooli pas Gabigolit

Agjenti i tij ndihet i frustruar për mungesën e minutave, por nuk dëshiron një lëvizje me huazim në një klub të vogël si Empoli, Genoa, Pescara ose Sampdoria.

Sipas Calciomercato.it, Inter kanë qenë të kontaktuar nga skuadra braziliane, Atletico Mineiro për një kthim të mundshëm të Gabigolit në Brazil.

Ata do të marrin pjesë në Copa Libertadores dhe e konsiderojnë brazilianin të jetë përforcim ideal për sulmin, por nëse ai do të kthehen në shtëpi, atëherë edhe Santos do të jetë një alternativë më e mundshme, edhe pse Flamengo janë gjithashtu të interesuar.

“Gabigol, ëndërr që mund të bëhet realitet”
Lexo po ashtu “Gabigol, ëndërr që mund të bëhet realitet”

Megjithatë, të gjitha këto klube braziliane do të kërkojnë ndihmë nga sponsorët për të paguar pagat e tij. /Telegrafi/