LAJMI I FUNDIT:

De Bruyne: E rëndësishme është kualifikimi në fazën tjetër të LK

De Bruyne: E rëndësishme është kualifikimi në fazën tjetër të LK

Futbollisti i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka thënë se është e rëndësishme që skuadra angleze të kaloi në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Citizens barazuan 1-1 kundër Borussia Moenchengladbachut në kuadër të ligës elitare evropiane për klube, e cila i ka siguruar një vend në fazën pas grupore.

“Kur u përjashtua Fernandinho, ne u përkujdesëm të mbronin rezultatin dhe kjo ishte e rëndësishme. Kemi ecur tutje dhe kjo është më e rëndësishme”, tha De Bruyne për BT Sport, transmeton Telegrafi.


Pjesën e parë Citizens luajtën shumë dobët kundër Borussias, megjithatë arritën të fitojnë pikë të vlefshme për turin tjetër.

Ekipi i Pep Guardiolas gjendet në grupin C me tetë pikë, tri më shumë se Borussia, që në xhiron e fundit takohet me Celticun. /Telegrafi/