Manifestimi me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip do të mbahet në Manastir në organizim të Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit pranë Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë sot në konferencë shtypi e theksoi sekretari shtetëror në Ministri, Behixhudin Shehapi, i cili tha se sivjet për dallimet nga vitet e mëparshme presin spektakël më të madh.
“Më 22 nëntor në Qendrën për kulturë në Manastir do të mbahet gala koncert i virtuozit të violinës Shkëlzen Doli nga Filarmonia e Vjenës dhe Orkestra e Universitetit të Tiranës ‘Ibrahim Madhi’ nën dirigjimin e të njohurit Olsi Qinanit”, theksoi Shehapi.
Theksoi se paraprakisht në orën 16:30 në kuadër të IK Muzeu i Alfabetit shqip në Manastir do të hapet Dhoma përkujtimore e Komisionit të alfabetit, në të cilën do të prezantohen 11 anëtarët e tij të cilët në vitin 1908, siç tha, kanë vendosur për këtë alfabet të ri të shqiptarëve në Maqedoni.
“Në kuadër të projektit qeveritar janë shpenzuar 7,9 milionë denarë që të rinovohen hapësirat e brendshme gjegjësisht Dhoma përkujtimore me sigura nga silikoni të 11 anëtarëve të Komisionit, i cili e ka marrë këtë vendim historik shumë të rëndësishëm për shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni por edhe në gjtihë botën. Më 19 nëntor për herë të parë do të hapen hapësirat e rinovuara në Muze për vizitorët”, deklaroi Shehapi.
Potencoi se se pardje në Qendrën për kulturë në Manastir është mbajtur koncert i muzikës shqiptare popullore dhe të komponuar të re me këngëtarë të njohur.
Më 21 nëntor, shpjegoi, organizojmë manifestim me rastin e kësaj dite të rëndësishme dhe të gjithë librat e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe të botuara nga ana e Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, do t’u ndahen 10 bibliotekave në Maqedoni.
Theksoi se vazhdimisht çdo vit bëjnë përpjekje maksimale që manifestimi ta ketë atë dimension të cilin e meriton dhe me organizim të solemnitetit dhe intervenimit të tyre në Muzeun e Alfabetit Shqip.
“Këtë vit e përfunduan enterierin, realizuam projekt qeveritar, institucionet tona përgatitën projekte për eksterierin. Mjete të mëdha presim nga IPA projektet të bashkësisë evropiane të cilët konfirmuan se në vitin 2017 do të fillojmë me rinovimin e jashtëm. Jemi në marrëveshje edhe me pronarin e dy dyqaneve të cilët ndodhen në përdhesë gjegjësisht në afërsi të portës së hyrjes të shpërngulen dhe ne nga Ministria t’i marrim me qira derisa nuk zgjidhet problemi me hapësirat e reja”, shtoi Shehapi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora
Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen
Gërvalla në SHBA: Veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë kërcënojnë rajonin dhe gjithë Evropën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë