LAJMI I FUNDIT:

Të lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora

Të lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora

Personi që u lëndua rëndë si pasojë e kontaktit me mjet shpërthyes në Gjakovë fillimisht është trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”.

Mjeku kujdestar në Spitalin e Gjakovës, Gjok Komani ka treguar se viktimës i është amputuar shuplaka e dorës nga mjeti shpërthyes dhe se i njëjti ka pasur lëndime edhe në ekstremitetet e poshtme.

“Lëndim nga një masë eksplosive që ia ka ataku shuplakën e dorës, e ka amputu, e ka këput në fakt, edhe ka pasë lëndim të ekstremiteteve të poshtme, nën gju të dy anëve. Në anën e djathtë ka qenë edhe frakturë e nëngjurit me lëndim të indeve të buta, kurse në anën e majtë ka qenë vetëm lëndim i indeve të buta, pa frakturë, pa lëndim, pa ataktim të kockave” – ka thënë Komani për KALLXO.com.


Komani ka njoftuar se në Spitalin e Gjakovës e kanë ekzaminuar të lënduarin dhe për shkak të mungesës së kirurgut vaskular e kanë dërguar në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Te na është reanimu, është ekzaminuar dhe është dërgu në ekzaminim shtesë diagnostifikues, me rentgen e me këto dhe është konstatu ato që thash më herët. Edhe ka marrë një dozë gjak dhe në mungesë të kirurgit vaskular, i cili në këto raste zakonisht konsultohet për arsye se mund të preket sistemi vaskular, është dërgu për Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm” – njoftoi Komani më 25.05.2024.

Gjakovë, një person plagoset rëndë nga një mjet shpërthyes
Lexo po ashtu Gjakovë, një person plagoset rëndë nga një mjet shpërthyes

Lëndimet e rënda trupore si pasojë e kontaktit me një mjet shpërthyes të të lënduarit në Gjakovë i konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Elezajt, rasti ka ndodhur në fshatin Babaj Bokës dhe se për të ishin njoftuar rreth orës 11:15, më 25.05.2024. Ai ka njoftuar se ekipet e Policisë i janë përgjigjur rastit dhe i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor” – ka thënë Elezaj.

Elezaj njofton po ashtu se aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori