LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani, e cila është motra e Elza Ujkanit që u lëndua më 18.01.2024 nga rënia e kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës, ka reaguar në lidhje me dëmshpërblimin që Kuvendi Komunal i Prishtinës i ndau motrës së saj.

Në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, të premten u votua që t’i ndahen 110 mijë euro dëmshpërblim Elza Ujkanit, për t’i ndihmuar përmirësimit të shëndetit të saj pas dëmeve që mori nga rënia e kulmit të objektit të komunës.

Sipas Fjolla Ujkanit, pas shumë vështirësive, netëve pa gjumë e traumave të njëpasnjëshme që kanë kaluar me shëndetin e motrës së saj, më 24.05.2024 janë përballur me linçimin e familjes së tyre në mediat sociale.

Ujkani konsideron se publiku u keqinformua në lidhje me dëmshpërblimin e komunës dhe ka sqaruar situatën në të cilën ndodhet motra e saj, Elza Ujkani.

Sipas saj, Elza Ujkani do t’i nënshtrohet një operacioni plastik jashtë vendit, për shkak të dëmit të pariparueshëm në pjesën e sipërme të kafkës.

“Publiku u keqinformua se familjes sonë i është dhënë dëmshpërblim/kompensim nga Komuna për dëmin që i është bërë Elzës. Për shkak të dëmit të pariparueshëm në pjesën e sipërme të kafkës, Elza duhet t’i nënshtrohet një operacioni plastik jashtë vendit. Kjo ndërhyrje është e domosdoshme për të mbuluar pjesën e dëmtuar dhe për të parandaluar komplikime të mëtejshme shëndetësore”, ka shkruar Ujkani në Facebook, transmeton Telegrafi.

Komuna e Prishtinës kompenson me 110 mijë euro Elza Ujkanin, u lëndua nga rënia e kulmit të komunës
Lexo po ashtu Komuna e Prishtinës kompenson me 110 mijë euro Elza Ujkanin, u lëndua nga rënia e kulmit të komunës

Si rrjedhojë, Ujkani ka shpjeguar se shuma e ndarë nga Komuna e Prishtinës do të përdoret për operacionin që do t’i nënshtrohet motra e saj.

Pa këtë operacion, Elza përballet me rreziqe serioze për shëndetin e saj, që përfshijnë infeksione të mundshme dhe dëmtime të tjera të përhershme. 110.000 eurot janë për këtë operacion. Për operacionin e ardhshëm të Elzës”, ka shkruar Ujkani.

Më tej, Ujkani u ka kujtuar të tjerëve se asnjë shumë parash nuk mund të kompensojë dhimbjen dhe vuajtjen që sipas saj, ka kaluar Elza dhe ende po kalon.

“Së dyti, është tronditëse të shohësh se si disa njerëz e kanë shfrytëzuar këtë situatë për të shpërndarë negativitet dhe urrejtje. Elza është luftëtare, dhe do të vazhdojë të luftojë për shëndetin e saj, edhe përkundër vuajtjeve e vështirësive të mëdha nëpër të cilat ka kaluar”, ka theksuar ajo.

Si përfundim, Ujkani ka thënë se nuk do t’i dëshironte askujt në botë atë që i ka ndodhur motrës së saj dhe se do ta kishte dhënë të gjithë “pasurinë e botës” sikur do të mund “ta kthente kohën pas”.

Më 18.01.2024, 23-vjeçarja Elza Ujkani, pësoi lëndime nga rënia e një pjesë të kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’.

Më 25.03.2024 Ujkani njoftoi se është liruar nga Spitali. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Ish-politikani zviceran që jetoi me vuajtjet e kosovarëve gjatë vitit 1999

Ish-politikani zviceran që jetoi me vuajtjet e kosovarëve gjatë vitit 1999

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga

Lajme
Kalo në kategori