LAJMI I FUNDIT:

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë

Katër shqiptarët e Kosovës të cilët u arrestuan nga Trafiqet e Tiranës, i merrnin në Serbi armët që i shisnin brenda Shqipërisë.

Ata dyshohet se bashkëpunonin me persona serbë, të cilët armët i merrnin në Çeki, të prodhuara atje.

Policia ka mundur të identifikojë raste të tjera të shitjes së pistoletave përmes këqyrjes së aparateve celularë të tyre, ku janë gjetur komunikime mes tyre dhe personave të tjerë blerës të armëve.

Për këtë arsye janë kryer kontrolle banesash në disa qytete, por armët nuk janë gjetur.

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve
Lexo po ashtu Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Kjo ka shtuar dyshimet se armët ishin të destinuara të dërgoheshin për t’u shitur në Greqi.

Blerësit e këtyre armëve, sipas raportimit të TV Klan, rezultojnë të jenë me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e drogës dhe krimeve të tjera të rënda.

Prangosja e katër personave u bë në afërsi të terminalit të autobusëve në Lundër, aty ku këta persona morën armët e zjarrit të cilat në Shqipëri i kishin futur përmes autobusëve të linjës Kosovë-Tiranë.

Pistoletat e sekuestruara në këtë operacion, ka dyshime se do të shiteshin për vlerën nga 1500-3000 euro copa.