Që nga pas lufta, Qeveria e Kosovës ka përfituar nga Qeveria Federale e Gjermanisë në formë granti dhe kredie për asistencë teknike dhe financiare vlerën prej 510 milion euro për projekte të rëndësishme në sektorët e lartpërmendur. Për më tepër, Qeveria Federale e Gjermanisë është njëri ndër partnerët kryesor dhe më të rëndësishëm të vendit me një kontribut të jashtëzakonshëm drejt arritjes së qëllimeve për zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe integrim evropian.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, përmes të cilit njoftohet se një delegacion nga Kosova po merr pjesë në negociatat ndërqeveritare me Qeverinë Federale të Gjermanisë të cilat po mbahen në Berlin, ku pritet të negociohen zotimet e Qeverisë Federale të Gjermanisë për vitin 2016 dhe 2017.
“Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenie Sociale, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, po merr pjesë në negociatat ndërqeveritare me Qeverinë Federale të Gjermanisë të cilat po mbahen në Berlin, ku pritet të negociohen zotimet e Qeverisë Federale të Gjermanisë për vitin 2016 dhe 2017”, thuhet në njoftim.
Nga njoftimi bëhet e ditur se vlera totale e këtyre zotimeve pritet të arrijnë rreth 47 milion euro grante, në formë të asistencës financiare dhe teknike për projekte shumë të rëndësishme për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të vendit.
Sektorët që do të përfitojnë nga këto zotime janë ai i ujërave, energjisë, ambientit, edukimit si dhe disa sektorë të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTelegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Nuk është e rastësishme që keni parë më shumë makina Volvo në trafik
S'e lëshon Grandin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë