LAJMI I FUNDIT:

S’e lëshon Grandin

S’e lëshon Grandin

AKP-ja është në procedurë të largimit të blerësit të hotelit, pasi ai nuk i përmbushi kushtet e kontratës. Por, ky i fundit shpreson se gjykata do ta hedhë poshtë vendimin e AKP-së.

Pronari aktual që po e menaxhon hotelin "Grand", në Prishtinë, Zelqif Berisha, shumë shpejt mund të dëbohet nga ambientet e hotelit të privatizuar në vitin 2006. Më 20 korrik bordi i AKP-së ka marrë vendim të formës së prerë që ta vendosë në mbikëqyrje të plotë ndërmarrjen e re hotelin “Grand ”.

Bordi i AKP-së kishte vendosur në muajin qershor për tenderim të sërishëm dhe tërheqje të aksioneve për shkak të mos përmbushjes së zotimeve të marra me rastin e privatizimit të kësaj kompanie. Ndërkaq pronari Zelqif Berisha tha se është në pritje të vendimit që do ta shpallë Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, pas ushtrimit të padisë që ai e ka bërë ndaj AKP-së dhe bordit të saj, shkruan Kosova Sot.

Ylli Kaloshi, zyrtar i lartë për marrëdhënie me publikun dhe medie në AKP, ka sqaruar se Agjencia Kosovare e Privatizimit është në procedurë në vazhdim, me qëllim të ekzekutimit të vendimit të bordit, ndërkohë që do të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme sipas procedurave ligjore për hapat e ardhshëm për tenderim. Por se kur do të bëhet kjo zëdhënësi Kaloshi nuk e di. /Telegrafi/