LAJMI I FUNDIT:

Oda Amerikane kërkon ndërprerjen e ndërhyrjes së shtetit në tregun e karburanteve

Oda Amerikane kërkon ndërprerjen e ndërhyrjes së shtetit në tregun e karburanteve

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndërhyrjen e stërzgjatur të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Republikës së Kosovës në tregun e derivateve të naftës.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se Oda Amerikane beson se përcaktimi i çmimeve të produkteve të naftës shkel drejtpërdrejt parimet e një ekonomie të tregut të lirë, duke ndikuar negativisht në operacionet e kompanive që tregtojnë karburantet e naftës, duke kërcënuar rrjedhimisht edhe qëndrueshmërinë e tyre ekonomike.

“Ndërhyrjet e tilla paraqesin disa rreziqe për ndërmarrjet e sektorit privat, duke përfshirë paqëndrueshmërinë financiare, çrregullimin e tregut, uljen e konkurrencës, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe rreziqet ligjore dhe rregullative”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se Oda Amerikane e konsideron të gabueshëm interpretimin nga ana e Ministrisë të Ligjit nr. 08/L-018 për me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke vlerësuar se asnjëra nga rastet e cekura në nenin 15 të Ligjit nuk vazhdon të jetë e zbatueshme.

“Oda Amerikane u kujton zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikë së Kosovës. Gjatë vlerësimit të kushtetutshmërisë së një akti të ngjashëm juridik, konkretisht të Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se dispozitat e këtij ligji nuk ishin në përputhje me aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, duke e shpallur atë të pavlefshëm në tërësinë e tij”, thuhet në njoftim.

PO ashtu në njoftim thuhet se bazuar në këto konkluzione, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bënë thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që të revokojnë menjëherë vendimin për përcaktimin e çmimit të naftës.

“Ky veprim do të demonstronte përkushtimin për respektimin e Kushtetutës, promovimin e sundimit të ligjit dhe shmangien e tendencave ndërhyrëse në ekonominë e tregut të lirë, duke shmangur në këtë mënyrë rreziqet me të cilat përballen kompanitë e sektorit privat, si dhe duke nxitur një mjedis biznesi më të qëndrueshëm dhe konkurrues”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Ekonomi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita

"Trepça" kërkon kthimin e pronave të paluajtshme, jep afat 30 ditë

Ekonomi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Kalo në kategori