Të dielën nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka bërë të ditur se nesër më 9 gusht 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Vendimi është marrë bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, të cilat tregojnë se gjatë ditës së nesërme nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Sipas njoftimit, kufizimet aktivizohen vetëm në rast se plotësohen kushtet e parapara lidhur me temperaturat e larta.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe, në rast të ndryshimit të kushteve, do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë. /Telegrafi/



































