LAJMI I FUNDIT:

Mësohet data dhe ora se kur do të zhvillohet ‘El Clasico’

Mësohet data dhe ora se kur do të zhvillohet ‘El Clasico’

Barcelona dhe Real Madrid këtë vit takimin e parë do ta zhvillojnë në stadiumin Nou Camp.

Kështu së paku tha kreu i La Ligas spanjolle,Javier Tebas duke dhënë edhe disa detaje rreth derbit më të madh në botë.


Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth el Clasico
Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth el Clasico

“El Clasico do të luhet më 3 dhjetor, në ora 16:15”, tha ndër të tjerash Tebas për Cadena Ser, ndërsa ndeshja do të jetë e vlefshme për xhiron e 14-të të ligës elitare spanjolle, transmeton Telegrafi.

Real deri më tani ka tre barazime në kampionat, ndërsa Barcelona ka humbur dy herë.

Kujtojmë se në takimin e fundit të zhvilluar në Barcelonë triumfoi Real Madridi me rezultat 2:1. /Telegrafi/