LAJMI I FUNDIT:

Conte i tërbuar nga humbja: Jemi ekip i madh vetëm në letër

Conte i tërbuar nga humbja: Jemi ekip i madh vetëm në letër

Antonio Conte është bërë nervoz nga paraqitja e sotme e skuadrës së tij.

Trajneri italian nuk e ka prit aspak mirë humbjen në derbin e Londrës ndaj Arsenalit, pasi pas kësaj humbje ka thënë se duhet të mendojmë që të punojmë fortë, pasi jemi një skuadër e madhe vetëm në letër.


“Unë mendoj se pas ndeshjes së sonte, ne duhet të mendojmë që duhet të punojmë shumë, sepse tani ne jemi vetëm një ekip i madh në letër”, deklaroi fillimisht Conte.

Arsenali i jep leksion Chelseat, Londra vishet me ngjyrë të kuqe (Video)
Lexo po ashtu Arsenali i jep leksion Chelseat, Londra vishet me ngjyrë të kuqe (Video)

“Unë nuk dua të flas për gabimet, kjo nuk është e drejtë për lojtarët. Ne fitojmë si ekip. Ne humbasim si ekip”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, pas kësaj humbje të thellë në derbi, karrigia e Antonio Contes mund të lëkundet, pasi Roman Abrahamovich nuk duron edhe aq gabime. /Telegrafi/