Partitë e vogla në Maqedoni nën hijen e ”katërshes së madhe” janë duke u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dhjetorit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lidhja Demokratike paralajmëron se do të futen në garë si pjesë e ‘Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi’, ku tani për tani ka katër parti politike. Lideri i kësaj partie, Pavle Trajanov thotë për Tv Telma se nuk ka kushte për garë të barabartë në mes të partive të vogla dhe të mëdhaja, duke shtuar se asnjë nga 55 personat e falur nga Ivanovi, të mos jenë bartës të funksioneve shtetërore.
Liljana Popovska nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) konsideron se janë siguruar kushtet minimale për zgjedhje, por jo edhe kushte perfekte për një garë të barabartë.
Partia Liberal Demokrate (PLD) mbetet në koalicion me LSDM-në, kurse Milevski thotë se ka kushte për zgjedhje demokratike, edhe pse ”ende ka palogjikshmëri.”
Bilall Kasami i Lëvizjes BESA sheh ”në horizont një shkëndijë” dhe se ”ky muzg, ky terror dhe ky poshtërim do të marrë fund”.
Ziadin Sela nga Lëvizja për Reforma – PDSH konsideron se zgjedhjet do të jenë një rast i mirë që shqiptarët t’i heqin nga skena politike liderët Ahmeti the Thaçi.
Duke shpresuar se ”e treta është e vërteta”, RDK-ja i ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Përndryshe, zgjedhjet e fundit tregojnë se partitë e vogla vështirë se arrijnë në mandate partiake, nëse dalin të vetme në garën zgjedhore, ndërkaq si shkak kryesor përmendet modeli zgjedhor, pra fakti se territori i vendit është i ndarë në gjashtë njësi zgjedhore./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës
"Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare" - klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi