LAJMI I FUNDIT:

Sqarim nga MPB për Rregulloren për sigurim të personave dhe objekteve

Sqarim nga MPB për Rregulloren për sigurim të personave dhe objekteve

Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë përmes një njoftimi zyrtar, sqaron të gjitha ndryshimet e Rregullores për siguri, njofton Telegrafi Maqeëdoni.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, të gjithë ata që kanë marrë pjesë në planifikimin, organizimin, bashkërendimin dhe realizimin e të gjitha aksioneve policore si: Stuhia Malore, Lagja e Trimave, Hiri, Çekani, Bosfor, Dirigjenti, Detonatori, Celula, Kojota, janë nën një rrezik të caktuar të sigurisë që përcaktohet nga shërbimet e brendshme.


Për këtë arsye, MPB-ja deklaron se duhet të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të mos lejojnë të ndodhë diçka, që të mos bëhen analiza dhe hetime se ku ka patur lëshime.

Prandaj, sipas Rregullores për siguri të personave dhe objekteve, MPB-ja bën të ditur se sigurimi do të vazhdojë për kryetarin e shtetit, kryeministrin, pas përfundimit të funksionit të tyre, kurse pjesë e vazhdimit të sigurimit mund të jenë edhe kryetari i kuvendit, anëtarë të qeverisë, si edhe persona tjerë, të cilët nuk kanë funksion publik, por që vlerësohet se ka rrezik sigurie ndaj tyre.

MPB-ja sqaron se ndryshimi në rregullore është bërë në kohëzgjatjen e këtij sigurimi, pra do të vazhdohet me sigurim deri sa të përfundojnë rreziqet, kurse si shembull merret rasti i ish-ministrit plotësues të MPB-së, Oliver Spasovski, i cili ka marrë dy policë dhe dy vetura, si sigurim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori