LAJMI I FUNDIT:

Gjilani pret kampionin

Gjilani pret kampionin

Java e dytë në Vala Superligën e Kosovës do të jetë edhe më e nxehtë.

Dy skuadrat që javën e kaluar pësuan humbje si vendas, Gjilani dhe Feronikeli do të jenë përballë njëra tjetrës.

Kampionët aktual llogaritën si favoritë për këtë përballje edhe pse luajnë si mysafirë, por Gjilani ka ditur të befasojë skuadrat e mëdha edhe në edicionin e kaluar.


Në Mitrovicë pritet ndeshja ndërmjet dy skuadrave që fituan javën e kaluar si mysafirë Trepçës ’89 dhe Dritës.

Besa do ta presë Ferizajin në shtëpi, ndërsa Llapi do të jetë mikpritëse e Trepçës.

Ndërkohë ndeshja e fundit do të zhvillohet në Kishnnicë ndërmjet Hajvalisë dhe Drenicës. /Telegrafi/