LAJMI I FUNDIT:

Milani kërkon mesfushor, këta janë tri opsionet (Foto)

Milani kërkon mesfushor, këta janë tri opsionet (Foto)

Milan është në kërkim të një mesfushori. Trajneri i kuqezinjve Vincenzo Montella, kërkon të ketë në dispozicion dhe një mesfushorë tjetër, pas transferimit të Sosa në Milanelo.

Në listë janë Mateo Kovacic, Leandro Paredes dhe Fernando i Manchester Cityt.


Për kroatin Kovacic po punohet për transferimin e tij në formë huazimi dhe nga ana tjetër duket se klubi i Real Madrid është duke e shqyrtuar kërkesën e Milanit.

kovacic-mund-t-euml-debutoj-euml-ndaj-gijonit_hd.jpg

Ndërkohë që për Paredesin e Romës duhet mposhtur konkurrenca  e Zenit Saint Petersburg.

GENOA, ITALY - MARCH 06: Leandro Paredes of Empoli FC in action during the Serie A match between Genoa CFC and Empoli FC at Stadio Luigi Ferraris on March 6, 2016 in Genoa, Italy.  (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Disi më e lehtë është pista Fernando, i cili duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.

FernandoToure-555328

Braziliani pëlqehej nga ana e drejtuesve të Milanit që kur ishte pjesë e Portos, por në fund mesfushori vendosi transferimin në Ligën Premier. Mbrojtja gjithashtu kërkon përforcime dhe emri i Rodrigo Caio është një opsion i mundshëm.

Braziliani cilësohet për nga aftësitë që ka në repartin e prapavijës si pasardhës i Thiago Silva.