LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarët shqiptarë me fëmijët e tyre në videoklipe (Video)

Këngëtarët shqiptarë me fëmijët e tyre në videoklipe (Video)

Një rëndësi të veçantë gjatë një projekti muzikor, këngëtarët duket së më së shumti i kushtojnë realizimit të videoklipit.

Jo vetëm që kushton, por shumë herë ato shihen që kanë një domethënie më të mirë, e shumë prej tyre edhe përputhen me tekstin e këngës.


Nuk është vetëm vendi, por edhe personazhi, i cili e zbukuron shumë idenë e një klipi, e ndodh shpeshherë që artistët nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e një personazhi nga ana e produksionit.

Derisa në videoklipet e këngëtarëve shohim të jenë aktorë, modele, vajza të bukura, valltarë apo dhe njerëz të thjeshtë, kohët e fundit shumë këngëtarë të njohur në klipet e tyre janë parë t’i kenë fëmijët e tyre apo edhe nipërit e mbesat, raporton emisioni Express Summer në KTV.