LAJMI I FUNDIT:

Diego Lopez te skuadra e madhe angleze

Diego Lopez te skuadra e madhe angleze

Portieri spanjoll, Diego Lopez pritet të largohet nga Milani gjatë ditëve në vijim.

Spanjolli ka humbur pozitën e titullarit tek Milani pasi portieri i ri Gianluigi Donnarumma e ka fituar besimin nga klubi.

Kështu Lopez do të largohet nga Milani por duket se do të mbetet pjesë e një skuadre të madhe.


Është skuadra angleze Chelsea që ka shprehur interesim për transferimin e spanjollit në ‘Stamford Bridge’.

34-vjeçari në Londër pritet ta zëvendësojë boshnjakun Asmir Begovic që pritet të largohet nga Chelsea. /Telegrafi/