LAJMI I FUNDIT:

Erdhi sanksioni i parë për Maqedoninë nga Komisioni Evropian

Erdhi sanksioni i parë për Maqedoninë nga Komisioni Evropian

Maqedoni po shkon drejtë rrugës pa kthim dhe shtetet e Bashkimit Evropian janë të acaruar me mos zgjidhjen e krizës politike në vend dhe mos implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Dje Aivo Orav gjithashtu foli për gjendjen e Maqedonisë dhe tha ”Bashkimi Evropian seriozisht është i shqetësuar me situatën në Maqedoni” transmeton Telegrafi Maqedoni.

Si fillim, Komisioni Evropian ka filluar sanksionimin me heqjen e 27 milionë eurove nga programi i BE-së për Maqedoninë. Zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiç deklaroi për Alsat-M se shifra është vërtet 27 milion euro, të shkurtuara nga programi i vitit 2016 për Maqedoninë. Nga Komisioni Evropian theksuan se është e vërtetë gjithashtu që preket edhe Korridori 8 i cili ka të meta të shumta në sektorin e transportit, dhe që e bëjnë të pamundur planikimin dhe koordinimin për investime të mëdha infrastrukturore./Telegrafi/